Page 84 - Demo
P. 84


                                    Diskriminim - trajtim i pabarabartë, përjashtim dhe kufizim i të drejtave të dikujt.Debat pozitiv - argumentim i qëndrimeve tona, i cili na ndihmon për të shpjeguar dallimet me të tjerët.Festë pagane - festë që nuk ka lidhje me ndonjë besim fetar dhe festohet pothuajse nga të gjitha komunitetet.Intervistë - një formë bashkëbisedimi ndërmjet dy ose më shumë njerëzve për të mbledhur mendime mbi një çështje të caktuar.Komunitet - një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtin vend, kanë interesa të përbashkëta dhe zbatojnë të njëjtat rregulla.Konflikt - një zënkë, mosmarrëveshje, apo edhe një betejë e ashpër ose luftë.Kulturë - tërësia e karakteristikave të qëndrueshme të një grupi njerëzish, në të cilën mund të përfshihen gjuha, besimi fetar, zakonet, traditat, arti, veshja, gatimi dhe sjellje e qëndrime të caktuara.Paragjykim - gjykim i pabazuar në situata apo fakte konkrete në lidhje me një çështje, me një ngjarje, me një individ apo me një shoqëri.Piramida e nevojave të individit - një paraqitje skematike e kategorive kryesore të nevojave të njerëzve. Në bazë të piramidës gjenden nevojat fiziologjike dhe fizike të individit. Në nivelin e dytë gjenden nevojat për siguri; në nivelin e tretë, nevojat për familje dhe dashuri, ndërsa në nivelin e katërt, nevojat për respekt dhe vlerësim. Në majën e piramidës gjenden nevojat për zhvillim personal.Program social i strehimit - program që ndihmon në zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët me strehimin.Pushtet vendor - nivel i qeverisjes së një zone të caktuar brenda vendit.Pyetësor - dokument me pyetje që kërkon informacion për një çështje të caktuar.Rol gjinor - model i sjelljes që shoqëria pret të përmbushin djemtë ose vajzat.Shërbim - veprimtari e organizuar me qëllim plotësimin e nevojave të individëve, të grupeve dhe të komunitetit. Shërbimet ofrohen përmes institucioneve të specializuara dhe organizatave private ose publike, të cilat funksionojnë sipas disa rregullave të përcaktuara.Shërbimi Kombëtar i Punësimit - një shërbim që informon, këshillon dhe orienton njerëzit që kërkojnë punë (punëkërkues), duke ndërmjetësuar lidhjen e tyre me njerëzit që ofrojnë punë (punëdhënës).Stereotip - model i pandryshueshëm që paraqet vlerësimet dhe mendimet që mund të kemi për dikë ose për një kategori njerëzish, por që nuk bazohen në një vlerësim të drejtë dhe në njohje të mjaftueshme. Tolerancë - pranim i dallimeve mes njerëzve, respektim i çdo njeriu për atë që është e për atë që përfaqëson, vlerësim i kujtdo pa paragjykime dhe mbajtje e qëndrimeve që nuk diskriminojnë njerëzit e tjerë.Traditë - një zakon që përcillet nga brezi në brez. Vetëpërmbajtje - një mënyrë për të kontrolluar çdo sjellje që mund të shkaktojë lëndimin dhe fyerjen e të tjerëve.Vullnetarizëm - dhënie e kontributit me vullnet të lirë, pa përfitim material apo financiar. Individët që përfshihen në aktivitete të tilla quhen vullnetarë.Zakon - një rregull i pashkruar që përcakton se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë në familje, në shkollë, në punë dhe në komunitet.Fjalorth82Qytetaria 6
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86