Page 13 - Demo
P. 13
11Era tregon një tabelë me parametrat e kompjuterit që kishte blerë në dyqan.Aktiviteti 2:Procesor (Central Processing Unit, shkurt CPU) quhet njësia qendrore e përpunimit të informacionit, që ndryshe njihet edhe si “truri i kompjuterit”. Ai ndodhet në skedën mëmë. Sot janë ndërtuar procesorë me frekuencë disa GHz (Giga herc), si dhe procesorë të shumëfishtë (dual-core = i dyfishtë, quad-core = i katërfishtë etj.) Dy modelet kryesore të procesorëve për kompjuter PC janë procesorët INTEL dhe AMD. Detyrat e procesorit janë: veprimet aritmetike, leximi dhe shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës (kujtesa RAM) dhe zbatimi i urdhrave në programe.CPU Intel quad core 3GHzHDD 1TbRAM DDRII 8GbKarta grafike 2GbAjo pyet shokët nëse ky kompjuter është me parametra të mirë.Jepni mendimin tuaj. Ç’zgjedhje do të kishit bërë ju në vend të Erës?Karakteristika kryesore e mikroprocesorit (CPU) është shpejtësia e përpunimit të informacionit, e cila matet me herc (Hz) dhe shumëfishat e tij. Karakteristika kryesore e hard diskut (HDD) është kapaciteti i ruajtjes së informacionit, i cili matet me bajt (b) dhe shumëfishat e tij. Hard disku (HDD) ka për detyrë regjistrimin e informacionit, prandaj njësia e tij matëse është bajti, që tregon sasinë e informacionit që mund të regjistrohet. Sot, vlerat e arritura për HDD-në janë disa qindra Gb (Gigabajt) apo dhe Tb (Terabajt). TEMATIKA 1. BOTA E KOMPJUTERIT

