Page 14 - Demo
P. 14


                                    12UshtrohuKujtesa e përkohshme RAM është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Ajo pasqyron “trurin e tij të vogël”, ku të dhënat mbahen për një kohë të shkurtër. Udhëzimet e një programi duhet të ndodhen në RAM, që të mund të ekzekutohen nga procesori. Madhësia e RAM-it matet me sasinë e informacionit që mund të mbajë për t’u përpunuar, pra edhe RAM-i matet me njësinë e informacionit bajt. Sot janë ndërtuar RAM-ë me vlerë disa Gb. Karta grafike shërben për të lidhur pajisjet e paraqitjes së figurës, si monitorin ose projektorin, me njësinë qendrore. Meqenëse figura është informacion, edhe karta grafike matet me njësinë e informacionit bajt. Sot janë ndërtuar karta grafike me vlerë 1Gb apo edhe disa Gb. Prodhuesit më të rëndësishëm të kartave grafike në botë janë: NVIDIA, ATI, INTEL, VIA.Karakteristika kryesore e kujtesës RAM është kapaciteti i ruajtjes së përkohshme të informacionit , i cili matet me bajt (b) dhe shumëfishat e tij. Karakteristika kryesore e kartës grafike është kapaciteti, i cili matet me bajt (b) dhe shumëfishat e tij. 1. Rendit detyrat kryesore të procesorit dhe llojet e tij.2. Përse shërben karta grafike?4. Plotëso: Detyra e RAM-it është të _______________________________ Detyra e HDD-së është të _________________________________3. Shpjego me fjalë ose vizato se si do të jetë zhvilluar, sipas teje, bota e kompjuterit mbas 10 vitesh, duke u bazuar te karakteristikat kryesore dhe te kapaciteti i kompjuterit për ruajtjen e informacionit. E vërtetë apo e gabuar?1. Karakteristika kryesore e CPU-së është shpejtësia e ruajtjes së informacionit. 2. Karakteristika kryesore e HDD-së është kapaciteti i ruajtjes së informacionit. 3. Njësia e matjes së kapacitetit për ruajtjen e informacionit është herci (Hz). Provo vetenV GTEMATIKA 1. BOTA E KOMPJUTERIT
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18