Page 15 - Demo
P. 15
13Mbaj mendKompjuteri është i përbërë nga pjesa hardware (pjesa e fortë) dhe pjesa software(pjesa e butë). Nëse e krahasojmë kompjuterin me njeriun, pjesa hardware i takon pjesës fizike ose trupit, ndërsa pjesa software që ka të bëjë me programet, mund të krahasohet me njohuritë dhe aftësitë e njeriut. Me program ose software, kuptojmë bashkësinë e udhëzimeve (komandave) të shkruara në gjuhë makine, që vënë në funksionim pjesën fizike (hardware) të kompjuterit. Njerëzit që merren me hartimin e programeve quhen programues. Ata përdorin një gjuhë që quhet gjuhë programimi. Nëpërmjet kësaj gjuhe, kompjuteri ekzekuton komandat. Të gjitha udhëzimet e shkruara nga programuesit, kompjuteri i përkthen në gjuhë makine ose kode binare. Asnjë informacion nuk mund të përpunohet pa pasur programin përkatës.Bashkëbisedoni me mësuesin/en dhe krijoni tabelën ku do të ndani programet operative nga programet aplikative. Përmendni funksionet e programeve që njihni.Programe operative Programe aplikativeProgramet (software)1 2Vlerëson rolin e programeve aplikative dhe të atyre operative.Njeh funksionin e programeve dhe i përdor për të zgjidhur problema.Dallon motorët e ndryshëm për kërkimin e informacionit në Internet.Aftësitë që zhvillohenProgramet dhe klasifikimi i tyre1.4 Analizon llojet e programeve dhe funksionin e tyre.

