Page 16 - Demo
P. 16
14Llojet e sistemeve operative KarakteristikatUNIX Është krijuar në vitin 1969 nga shoqëria Bell Laboratories AT&T. Ky sistem përdorej nga një përdorues dhe kryente vetëm një detyrë. Komunikimi me sistemin realizohej nga dhënia e komandave me anë të tastierës.MS-DOS Është krijuar në vitin 1983 nga shoqëria Microsoft. Ky sistem, ashtu si sistemi UNIX, përdorej nga një përdorues dhe kryente vetëm një detyrë. Edhe këtu, komunikimi me sistemin realizohej nga dhënia e komandave me anë të tastierës.MACINTOSH Është krijuar në vitin 1984 nga shoqëria Apple. U shfaqën për herë të parë ikonat për të paraqitur dokumentet. Mund të kryhen disa punë në të njëjtën kohë dhe komandat nuk jepen nga tastiera, por nga mausi. Ky program operativ është një nga sistemet më të sigurta. WINDOWSWINDOWS 1.0 është krijuar në vitin 1985 nga shoqëria Microsoft. Ngarkimi i sistemit bëhej nëpërmjet sistemit MS-DOS. Nuk pati shumë sukses.WINDOWS 3.0 është hedhur në treg në vitin 1990 nga shoqëria Microsoft.Sistemi përdorej nga një përdorues dhe mund të kryheshin disa detyra në të njëjtën kohë. Komunikimi me kompjuterin bëhej nëpërmjet ndërfaqes grafike. Ky sistem dhe pasuesit e tij qenë të parët që u përhapën në mënyrë masive midis përdoruesve të PC-ve. Edhe sot është ende sistemi operativ më i përdorur.LINUX Është krijuar në vitin 1991 dhe është variant i sistemit operativ UNIX. Ky sistem mund të shkarkohet nga interneti, është shumë i qëndrueshëm dhe nuk kushton.Programe aplikative, ose programe zbatimi, janë programet që krijohen për një qëllim të caktuar. Ato shërbejnë për të realizuar vetëm një detyrë të veçantë në një fushë të caktuar. Programet më të njohura aplikative janë: programet për përpunim teksti, tabelash, prezantimesh, programet grafike, inxhinierike, financiare etj. Disa nga programet kryesore aplikative dhe funksionet e tyre paraqiten në tabelën vijuese.Programet operative, ose sistemet operative, kryejnë detyrat që njeriu kërkon nga kompjuteri. Ato organizojnë dhe kontrollojnë të gjitha proceset në kompjuter. D.m.th., përcaktojnë rregullat e punës në kompjuter. Sistemet operative shërbejnë për të koordinuar veprimtarinë e punës së kompjuterit dhe jo për të plotësuar kërkesat e veçanta që i paraqiten njeriut në jetën e përditshme. Sistemet operative më të njohura janë: MS-DOS, WINDOWS, LINUX-UNIX, Macintosh (MAC OS).TEMATIKA 1. BOTA E KOMPJUTERITProgramet operative Programet aplikative

