Page 19 - Demo
P. 19
17kabllos me portën, që të sigurojnë një mënyrë për të transferuar sinjale mes pajisjeve. Në mënyrë që të kryhet puna, e rëndësishme është që secila portë të lidhet me pajisjen përkatëse. Nëse një portë lidhet me një pajisje të ndryshme nga ajo që duhet, atëherë informacioni nuk dërgohet dhe nuk merret.Portat e lidhjes së pajisjeve (hardware-ve) të jashtme janë: portat PS2, portat VGA, porta USB, porta LPT1, portat seriale, portat audio, portat e rrjetit.Portat Lidhja me Me anë të kabllos PS2 mausin tastierënLPT1 printerinSeriale komunikimet në seriVGA monitorinPS2 janë porta të krijuara nga IBM-ja, që përdoren për të lidhur mausin dhe tastierën. Porta paralele LPT1 përdoret për lidhjen e periferikëve të ndryshëm, por përdorim më të shpeshtë ka gjetur në lidhjen e printerëve, prandaj njihet ndryshe edhe me emrin porta e printerit. Porta seriale përdoret për të lidhur kompjuterin me pajisje si modemi etj. Me kalimin e kohës, portat seriale po zëvendësohen me porta USB. Porta VGA përdoret për lidhjen e monitorit ose të projektorit me njësinë qendrore të kompjuterit.TEMATIKA 1. BOTA E KOMPJUTERIT

