Page 22 - Demo
P. 22


                                    20Në lëndën e gjuhës, ju është kërkuar të shkruani një ese të shkurtër. Cilin program do të zgjidhni për ta shkruar dhe cilat janë përparësitë kur esenë e shkruani në kompjuter?Aktivitet:RikujtimShkrimi i tekstit fillon në vendin ku gjendet kursori . Nëse në rreshtin ku jemi duke shkruar, nuk ka më vend, atëherë Word-i kalon automatikisht në rreshtin e ri. Por mund të kalojmë edhe vetë në kryeradhë, duke shtypur tastin Enter në tastierë.Selektimi i tekstit bëhet në dy mënyra: nëpërmjet tastierës ose nëpërmjet mausit.Duke përdorur tastierën:Shift + ←↑↓→Duke përdorur mausin:Klikojmë dhe mbajmë të shtypur butonin e majtë të mausit dhe lëvizim mausin nëpër tekst deri aty ku dëshirojmë të selektojmë.SelektimiMbani mend!Për të selektuar: Veprimi që kryejmë:një fjalë klikojmë dy herë brenda fjalësnjë paragraf klikojmë tri herë brenda paragrafit të gjithë tekstin klikojmë tri herë në anën e majtë të fletës së punës ose shtypim në tastierë Ctrl+A/ Ctrl+5.Më poshtë jepet një shembull, ku është selektuar një pjesë e tekstit.Për ta hequr selektimin nga teksti, fillimisht klikojmë diku jashtë selektimit, brenda në faqe ose shtypim një nga tastat shigjetë në tastierë.Analizon dhe paraqet të dhëna të shkruara duke përdorur programin Word.Ruan, vlerëson të dhëna dhe i printon ato për ta ndarë mendimin me të tjerët.Përdor TIK-un për të gjeneruar ide.Aftësitë që zhvillohenShkrimi dhe printimi i dokumentit2.1 Shkruan, selekton, fshin dhe printon tekste.Egjiptianët u shquan për arritjet e tyre në astronomi, gjeometri, inxhinieri, matematikë, kimi dhe mjekësi. Ata njihnin lëvizjet e planetëve dhe hartuan kalendarin diellor me 365 ditë. Egjiptianët përdornin gjithashtu edhe sistemin dhjetor të numrave. 
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26