Page 23 - Demo
P. 23
21Fshirja e tekstit. Teksti i zgjedhur tani mund të fshihet, nëse duam. Kur duam të fshijmë disa karaktere, vendosim kursorin në vendin që duam të fshijmë dhe shtypim në tastierë tastin Backspace. Ky tast shërben për të fshirë nga ana e majtë e kursorit. Për të fshirë nga ana e djathtë e kursorit, shtypim tastin Delete. Kur paragrafi që duhet të fshihet është i gjatë, ai duhet të selektohet paraprakisht dhe pastaj të përdoret tasti Delete ose Backspace.Printimi i një dokumentiPër të printuar një dokument, kompjuteri duhet të lidhet me një printer. Hapim një dokument ekzistues në Word ose fillojmë një dokument të ri dhe shkruajmë tekstin. Pasi ta kemi përfunduar dokumentin dhe jemi gati për të printuar:• Klikojmë butonin File në këndin e majtë të dokumentit.• Klikojmë Print në meny. Veprimi do të hapë kutinë dialoguese Print, ku mund të plotësojmë kërkesat e printimit: • Printer - zgjedhim llojin e printerit.• Settings - zgjedhim fletët që do të printojmë duke përfshirë printimin nga një anë ose dy anë, radhitjen e printimit, orientimin e fletës etj.• Copies - zgjedhim numrin e kopjeve.• Print - pasi kemi zgjedhur opsionet që na duhen, klikojmë komandën Print për printimin e dokumentit.Provo veten1. Cilat janë mënyrat e selektimit të tekstit?2. Rretho përgjigjen e saktë.- Për selektimin e një fjale, klikojmë: a) një herë; b) dy herë; c) tri herë. - Komanda Backspace shërben: a) për të fshirë; b) për të ngjitur; c) për të kopjuar. - Për të printuar faqen ku po punojmë, shtypim në dritaren e Print: a) All; b) Current Page; c) Selection.Shkruaj në kompjuter tekstin e mëposhtëm, fshi pjesën e tekstit që është bold dhe printo atë që mbetet. Kulla e pjerrët e Pizës ose thjesht Kulla e pjerrët e Pizës ose thjesht Kulla e Pizës është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e tretë më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e tretë më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës. TEMATIKA 2. PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT DHE ANALIZA E TË DHËNAVE Ushtrohu

