Page 24 - Demo
P. 24
22Kërkimi i tekstit. Për të gjetur një fjalë ose frazë në një dokument, veprojmë në këtë mënyrë: • Në shirit, te grupi Editing klikojmë në komandën Find. • Na shfaqet një dritare Find and Replace. Te kutia Find what shkruajmë fjalën ose tekstin që duam të kërkojmë, p.sh., fjalën dokument.• Klikojmë Find Next për të gjetur shembullin e fjalës ose tekstit të dhënë.• Kur kërkimi të ketë mbaruar, klikojmë OK dhe dritarja mbyllet. Zëvendësimi i tekstit. Komandat Find dhe Replace mund të kombinohen për të gjetur fjalë të veçanta ose tekst në dokument dhe për ta zëvendësuar atë me një fjalë ose tekst tjetër. Kur duam të zëvendësojmë shkronja të veçanta: p.sh., kur për shpejtësi në të shkruar kemi shtypur shkronjën “w” në vend të shkronjës “ë” veprojmë kështu:Në të njëjtën mënyrë, veprohet edhe kur duam të zëvendësojmë një fjalë me një tjetër. P.sh., fjalën dorë me fjalën derë. Në këtë rast, shtypim “Find Next” dhe jo “Replace All”, sepse mund të ndodhë që në tekst të ketë edhe fjalë si p.sh., “përdorësh” dhe kompjuteri automatikisht bën ndryshimin, që në rastin tonë do të ishte i gabuar.Kërkimi, ndryshimi dhe zëvendësimi i tekstitKërkon në tekst, ndryshon dhe zëvendëson shkronjat ose fjalët.Shton simbole të veçanta, që mund t’i përdorësh në lëndë të ndryshme, si p.sh.: shkrimi me shkronja romake në histori.2.2a)te shiriti, klikojmë komandën Replace tek Editing Group, si më poshtë;b)në hapësirën Find what shënojmë shkronjën “w”, kurse në hapësirën Replace withshënojmë shkronjën “ë”, e cila krijohet duke shtypur Alt+137;c) shtypim butonin Replace All dhe në fund butonin OK.Kujdes! Mund ta përdorim “Replace All” vetëm kur jemi të sigurt se fjala ose shkronja që duam të zëvendësojmë nuk është pjesë e ndonjë fjale tjetër.

