Page 27 - Demo
P. 27


                                    25UshtrohuVisari: Po formatimi i faqes, si bëhet?Dea: Për këtë duhet të dish se pjesa e hapësirës së bardhë ndërmjet tekstit dhe kufijve të faqes, në të katër anët, përbën Margins-et. Ato ndryshohen nëpërmjet hapave të mëposhtëm: a) kliko rubrikën Page Layout në shirit; b) në grupin Page Setup, kliko Margins; c) zgjidh duke klikuar një nga  modelet e gatshme. Ose: kliko Custom Margins dhe plotëso kutinë dialoguese që të shfaqet.Lloji i shkrimit Stili i shkrimitMadhësia e shkrimitNgjyra e vijës që nënvizon tekstinNgjyra e shkrimitStili i vijës që nënvizon tekstinVisari: Po ndryshimi i orientimit,si bëhet?Dea: Orientimi i referohet drejtimit në të cilin fleta do të printohet. Orientimi i fletës mund të jetë Portrait (për së gjati) ose Landscape (për së gjeri). Për të përcaktuar Orientimin: a) kliko rubrikën Page Layout në shirit; b) në grupin Page Setup, klikoOrientation; c) kliko Portrait ose Landscape.1. Rretho përgjigjen e saktë:Komanda shërben: a) për të ngjyrosur; b) për të shënjuar; c) për të fshirë.Komanda Landscape ka të bëjë: a) me kufijtë e faqes; b) me orientimin e faqes; c) me madhësinë e fletës.Shkruaj një paragraf me tre rreshta për filmat dhe këngët e tua të preferuara. Nënvizo filmin tënd më të pëlqyer dhe vendos në Italic këngën tënde të preferuar. Rrethoje materialin me një bordurë me ngjyrë.Provo vetenTEMATIKA 2. PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT DHE ANALIZA E TË DHËNAVE Për të parë më shumë funksione të tabelës “Font”, përshtatjen e shkrimit, përcaktimin e madhësisë së fletës, paraqitjen e tekstit, vendosjen e bordurave dhe ngjyrën, referoju CD-së, dosja 2, mësimi 3. 
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31