Page 31 - Demo
P. 31


                                    29UshtrohuEdhe pasi kemi bërë “Spelling&Grammar”, lexojmë çdo fjali dhe kontrollojmë nëse ka kuptim.Kujdes! Në lëndën e gjuhës angleze, keni shkruar një tekst të shkurtër, por nuk jeni të sigurt nëse ka gabime ortografike. Si do t’i korrigjonit gabimet drejtshkrimore nëpërmjet Word-it? Aktiviteti 2:Drejtshkrimi dhe gramatika (Spelling and Grammar)Ekzistojnë disa komanda, të cilat na ndihmojnë për të korrigjuar dokumentet. Ato përfshijnë: Spelling & Grammar, Define, Thesaurus, Word Count dhe ndodhen në grupin Proofing, te menyja Review.Për të kontrolluar drejtshkrimin dhe gramatikën e një dokumenti: • vendosim kursorin në fillim të dokumentit që duam të kontrollojmë; • klikojmë rubrikën Review në shirit; • klikojmë butonin Spelling&Grammar në grupin Proofing. Për çdo gabim, shfaqet një kuti dialoguese që na lejon të zgjedhim drejtshkrimin apo frazën e duhur. Drejtshkrimi dhe gramatika ndihmojnë, por jo gjithmonë, pasi ka raste kur fjala që kemi shkruar gabim mund të jetë një fjalë që “Drejtshkrimi dhe gramatika” e kompjuterit e njeh, por me një kuptim tjetër, ndaj fjalia del pa kuptim.1. Si mund të zgjidhet një stil i ri formatimi për një paragraf?2. Si ndryshohet hapësira ndërmjet rreshtave të një paragrafi?Krijo një tekst të shkurtër në gjuhën angleze dhe kontrollo gabimet drejtshkrimore, duke përdorur komandën “Spelling&Grammar”. Kontrolloje tekstin nëse ka kuptim. Provo vetenTEMATIKA 2. PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT DHE ANALIZA E TË DHËNAVEPër të mësuar më shumë për formatimin e paragrafëve, përdorimin e fjalorit dhe përcaktimin e AutoCorrect-it, referoju CD-së, dosja 2, mësimi 5. Fjala është shkruar gabimFjala e saktë
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35