Page 34 - Demo
P. 34
32Mësuesja kërkon që secili prej jush ta bëjë orarin e mësimeve në formë tabele. Puna më e mirë do të zgjidhet nga vetë nxënësit.Aktivitet:E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte1 Orë interaktive Matematikë Edukim Fizik Edukim figurativ TIK2 Gjuhë shqipe Gjuhë shqipe Histori Fizikë Matematikë3 Biologji Anglisht Edukim muzikor Gjeografi Paketa e gjelbër4 Matematikë Histori Gjuhë shqipe Gjuhë shqipe Edukim fizik5 Edukim Fizik Gjeografi Biologji Histori Gjuhë shqipe6 Edukim muzikor Matematikë AnglishtKrijimi i një tabeleTabelat shërbejnë për të pasqyruar të dhëna dhe informacione të ndryshme në formë tabelore. Tabelat mund të jenë me forma dhe madhësi të ndryshme. Ka disa mënyra për krijimin e tabelave. Fillimisht:• vendosim kursorin në pozicionin ku do të vendosim tabelën e re;• klikojmë rubrikën Insert;• klikojmë butonin Table në grupin Table. Më pas, mund të përdorim një nga katër mënyrat e mëposhtme për të krijuar tabelën: a) zgjedhim numrin e rreshtave dhe të kolonave që do të ketë tabela e re;b) klikojmë komandën Insert Table dhe shkruajmë numrin e rreshtave dhe të kolonave;c) klikojmë komandën Draw Tabledhe krijojmë tabelën, duke rrëshqitur mausin dhe duke përcaktuar numrin e kolonave dhe të rreshtave;d) klikojmë Quick Tables dhe zgjedhim një tabelë.Vlerëson shumëllojshmërinë e opsioneve të përdorimit të tabelave.Heton dhe analizon format për ndërtimin e tabelave dhe krijon tabela sipas formateve të ndryshme.Aftësitë që zhvillohenNdërton dhe formaton një tabelë të re (ndryshon ngjyrat e rreshtave, trashësinë e vijës, tabela të jetë format A4), formaton tekstin e tabelës. 2.7 Njeh shumëllojshmërinë e opsioneve të përdorimit të tabelave.Përdorimi i tabelave

