Page 36 - Demo
P. 36
34drejtimin e tekstit, përdorim rubrikën Layout e grupit Alignment.Era: Drini, po shihja grupet e rubrikës Insert, dhe u ndala te grupi Illustrations. A mund të ma shpjegosh se për çfarë shërben?Drini: Programi i Word-it na ofron edhe disa mundësi për të vizatuar, për të shkruar dhe për të vendosur piktura apo fotografi të ndryshme në dokument. Për t’i realizuar këto, shërben grupi Illustrations.Nëpërmjet grupit Illustrations, mund të shtosh në dokument:• Picture (fotografi);• Online Pictures (piktura ose simbole që merren nga interneti).• Shapes (forma gjeometrike);• Smart Art (diagrame); • Chart (grafikë).• Screenshot (foto të dritareve që hapen në desktop).Era: A mund të më tregosh se si të shtoj një fotografi në dokument?Drini: Patjetër Era. Për të vendosur fotografitë, të cilat ndodhen në skedarë të ndryshëm në kompjuterin tënd, mund të veprosh në këtë mënyrë: • në dokument, kliko në pozicionin ku do të vendosësh fotografinë;Përdor një gamë të gjerë të TIK-ut për hedhjen e të dhënave sipas metodave të ndryshme, nga burime të ndryshme.Përdor TIK-un për të gjeneruar ide nga informacionet e gjetura.Aftësitë që zhvillohenMëson të hedhësh të dhënat sipas metodave të ndryshme nga burime të ndryshme (linqe nga Interneti, dokumente të skanuara, fotografi 2.8 të ruajtura, dokumente nga browser-i i kompjuterit).Hedhja e fotografive ose dokumenteve Shkruajmë emrin e skedarit ku kemi fotografinë

