Page 37 - Demo
P. 37
35• në menynë Insert, kliko komandën Picture/From File;• dritarja që do të hapet të mundëson zgjedhjen e skedarit të dëshiruar;• mbasi ta kesh zgjedhur fotografinë e dëshiruar, kliko mbi butonin Insert dhe fotografia do të paraqitet në dokument.Për shembull, për të marrë fotografinë me pinguinë mjafton të klikojmë mbi foto dhe shtypim butonin Insert.Era: E kuptova, por natyrshëm më lind pyetja: po kur fotografia merret nga Interneti, si veprohet?Drini: E dija që do të pyesje. Fillimisht hap dokumentin ku duhet shtuar fotoja. Më pas: Vendos kursorin në vendin ku do të shtohet fotoja.• selekton në Internet foton që do, duke klikuar me të djathtën; • në dritaren që shfaqet, kliko Copy;• kthehu në dokumentin tënd dhe kliko me të djathtën, në vendin ku duhet shtuar fotoja;• kliko Paste.Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për tekstin e marrë nga Interneti.1. Rretho përgjigjen e saktë.Komanda Illustrations shërben: a) për të ilustruar një figurë; b) për të shtuar një formulë; c) për të shtuar një fotografi.2. A mund të kopjosh fotografi nga Interneti me komandat Copy dhe Paste?Pas një eskursioni në një nga fshatrat e qytetit tënd, ku ke bërë edhe fotografi, krijo një dokument në kompjuter. Përshkruaj me fjalët e tua rrugën që ke bërë dhe vendet që ke parë, duke e ilustruar tekstin me fotot e bëra.Provo vetenDuhet të merrni nga Interneti vetëmgjëra që janë të përshtatshme për ju.Kujdes! TEMATIKA 2. PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT DHE ANALIZA E TË DHËNAVEklikUshtrohu

