Page 38 - Demo
P. 38
36A është e mundur të marrim materiale nga Interneti?Mund të marrim materiale nga Interneti, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi jo gjithmonë na lejohet. Copyright-i, ose e drejta e autorit, kufizon të drejtat tona për të përdorur këto materiale. Kur dikush ka të drejtën e autorit mbi diçka të caktuar (p.sh., një pikturë, një libër, një pjesë teksti ose një faqe web-i), do të thotë se ato i përkasin atij dhe ai ka kontroll mbi përdorimin e tyre.• Në qoftë se përdorim një material që është në pronësi të dikujt tjetër, pa dijeninë ose miratimin e tij, është njësoj sikur të kemi kryer aktin e vjedhjes.• Në qoftë se do të përdorim diçka nga faqet web, duhet të kërkojmë “leje”, gjë që varet edhe nga mosha jonë. Ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje: Duhet të sigurohemi gjithnjë që të themi se KU apo NGA e kemi marrë informacionin.• Në qoftë se e bëjmë këtë, atëherë mund ta përdorim informacionin vetëm për projekte, të cilat nuk kanë qëllim fitimprurës.Për lëndë të ndryshme, ju është dashur të gjeni informacione interesante ose fotografi për qytetet e Shqipërisë. Si i keni marrë informacionet? I keni kopjuar? I keni printuar? Diskutoni me shokët në klasë.Merr të dhëna nga një sërë burimesh dhe vlerëson origjinalitetin, saktësinë në të cilën janë shkruar. Përdor të dhënat për të përpunuar informacion të strukturuar dhe vendos datën në të cilën është gjetur dhe është shkruar informacioni.Aftësitë që zhvillohenCiton gjithnjë burimet nga të cilat merr 2.9 informacionet, fjalët, fjalitë ose paragrafët.Citimi dhe referencatAktivitet:

