Page 40 - Demo
P. 40


                                    38Libri i punës përmban një fletë pune (Sheet1), por ajo mund të ndryshojë në varësi të sasisë së punës. Fleta e punës është në formën e tabelës, me kolona dhe rreshta. Çdo kolonë është emëruar me një shkronjë (A, B, C, D…) dhe çdo rresht me një numër (1, 2, 3...). Një fletë pune në Excel përmban 16384 kolona dhe 1048576 rreshta. Kolonat dhe rreshtat ndërpriten duke krijuar qelizën, e cila aktivizohet kur klikojmë brenda saj. Çdo qelizë ka adresën e vet, e cila përcaktohet nga emërtimi i kolonës dhe rreshtit përkatës që janë ndërprerë. P.sh.: ndërprerja e kolonës B me rreshtin 3 formon qelizën me adresë B3. Në figurën që vijon, paraqiten elementet kryesore të fletës së punës.Programi Excel është një nga programet më të rëndësishme, që kryesisht shërben për krijimin e tabelave, për krijimin e skemave organizative, për llogaritje të shumta matematikore, financiare, statistikore etj.Ai ka ngjashmëri me programin Word.Hapja e programit Excel bëhet në këtë mënyrë: shkojmë te Start/All Programs/Microsoft Office/Microsoft Office Excel.Microsoft Excel-i do të hapë automatikisht një dokument të ri, të gatshëm për punë.Pas hapjes së programit, shfaqet dritarja e programit Excel, që quhet Work Book (libri i punës). A keni dëgjuar ndonjëherë për programin Excel ose Openoffice Calculators? Nëse po, shkruani se çfarë dini rreth tyre. Diskutoni me mësuesin/en në klasë për të mësuar më tepër rreth këtyre programeve.Aktivitet:Përdor programe të ndryshme për të krijuar informacion në një kontekst të dhënë.Vlerëson përdorimin e Excel-it për të zgjidhur problema të ndryshme.Aftësitë që zhvillohenNjeh ikonat kryesore dhe të thjeshta të Excel-it, të cilat janë të ngjashme me ato të Word-it.Hedh shifrat në një libër ose fletë pune të programeve, 2.10si Microsoft Excel (ose Openoffice Calculators).Analiza e të dhënave në Excel
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44