Page 42 - Demo
P. 42


                                    40Për të ndryshuar madhësinë, llojin e shkrimit dhe ngjyrën, veprojmë si në programin Word duke përdorur komandat e grupit Font. Fillimisht selektojmë qelizën, pastaj mund të bëjmë rregullimin sipas dëshirës.Ndryshe nga tabelat e Word-it, kur shkruajmë një listë emërore në Excel, emrat dhe mbiemrat shkruhen në qeliza të veçanta.Enea: Po shihja disa nga opsionet dhe u ndala te gjerësia e rreshtave dhe e kolonave. Të lutem, ma shpjego si ndryshohet.Në bashkëpunim me prindërit, shkruaj në Excel recetën e gjellës së preferuar, duke i ndarë në dy kolona përbërësit dhe masat që duhen për përgatitjen e saj. Nëse je tifoz i futbollit, krijo një tabelë me rezultatet e ndeshjeve të fundit që ke parë, ku të vendosësh emrat e skuadrave dhe rezultatet mes tyre. Aktivitet:Zbaton “praktikat efektive”, si p.sh.: shmangien e qelizave boshe, formatimin e përmbajtjes. 2.11 Formaton përmbajtjen e qelizave dhe hedhjen e tyre në një tabelë.Formatimi i qelizaveEnea: Besa, e di ti si realizohet selektimi në programin Excel?Besa: Po Enea. Në programin Excel, ka disa mënyra për selektimin. Po të tregoj disa prej tyre:• për të selektuar një kolonë, kliko mbi shkronjën e kolonës;• për të selektuar një qelizë, kliko një herë mbi të;• për të selektuar një rresht, kliko mbi numrin e rreshtit;• për të selektuar disa qeliza, kliko mbi një qelizë dhe mbaje të shtypur tastin e majtë që, me rrështiqitje, të selektosh qelizat që do;• për të selektuar gjithë fletën e punës, shtyp në tastierë Ctrl+A.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46