Page 45 - Demo
P. 45
43TEMATIKA 2. PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT DHE ANALIZA E TË DHËNAVEDea: Edhe diçka tjetër, Visar. Kam hedhur në kolonë disa numra. Dua të gjej shumën e tyre. Si të veproj?Visar: Për të gjetur shumën e një kolone, vepro si më poshtë:• selekto kolonën, të cilës i duhet gjetur shuma dhe një qelizë më shumë;• kliko grupin Editing në menynë Home;• kliko ikonën ;• në qelizën bosh, shfaqet formula =Sum(A1:A5), që tregon shumën e qelizave me adresa A1 deri A5;• shtyp butonin Enter dhe automatikisht shfaqet shuma e kolonës.UshtrohuProvo vetenRretho përgjigjen e saktë.1. Komanda Sort&Filter shërben për të renditur një listë emrash sipas:a) alfabetit; b) numrit të shkronjave që ka; c) ngjashmërisë së emrave.2. Komanda shërben:a) për të futur simbole; b) për të futur ekuacione; c) për të gjetur shumën e një kolone. Në Excel, bëj një listë me gjërat që të duhen për të shkuar në piknik dhe shëno edhe çmimet përkatëse. Llogarit se sa lekë duhen në total dhe sa i takon secilit. Në Excel, krijo një tabelë për gjithë klasën. Vendos emrat dhe në të djathtë shpenzimet që do të bëjë secili. Mësuesja ka krijuar një tabelë në Excel, në të cilën ka renditur aeroportet kryesore ndërkombëtare. Ju duhet të kontrolloni a është e saktë lista dhe ta plotësoni me emrat e rinj që dini.Nr Emri Vendi1 Aeroporti Ndërkombëtar i Çangit Singapor2 Aeroporti Ndërkombëtar i Inçonit Korea e Jugut3 Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut Gjermani4 Aeroporti Ndërkombëtar i Skipholit Holandë5 Aeroporti Ndërkombëtar i Tokios Japoni6 Aeroporti Ndërkombëtar i Zyrihut ZvicërAnalizon rëndësinë e të shkruarit saktë të të dhënave.Heton se si të dhënat mund të hidhen në mënyrë të saktë në Exceldhe të radhiten sipas rendit të dëshiruar.Aftësitë që zhvillohen

