Page 49 - Demo
P. 49


                                    47Bashkëbisedoni me shokët dhe kujtoni se çfarë keni mësuar më parë. Pëpiquni t’u përgjigjeni pyetjeve: Si do ta përkufizonit rrjetin kompjuterik? A mund të realizojmë një lidhje midis shumë rrjeteve? Pse lindi Interneti? Cili është koncepti juaj për të?Aktivitet:Struktura e InternetitPajisjet e përdoruesve quhen kërkues (client), kurse pajisjet ku ruhen dhe menaxhohen të dhënat quhen ndihmës (server). Në serverruhen edhe faqet Web, të cilat mund t’i shohim si klientë.Këto rrjete kompjuterike komunikojnë me njëra-tjetrën sipas disa rregullave standarde të shkëmbimit të të dhënave. Në gjuhën teknike, këto rregulla quhen protokolle. Shembulli më i mirë i komunikimit midis rrjeteve është Interneti, i cili lidh miliona kompjutera në të gjithë botën. Ai është rrjeti më i madh kompjuterik në botë. Mbani mend: Interneti është një rrjet që lidh shumë rrjete, ku informacioni mund të shkëmbehet lirisht. Për t’u lidhur me Internetin si përdorues, mund të shfrytëzohen pajisje të shumta, si: kompjutera PC, laptop, smartphone.ServerRrjet InternetKlientSkicon strukturën e Internetit dhe njeh mënyrën se 3.1si të kërkosh dokumente në portale të ndryshme.Prezantimi me strukturën e InternetitRikujtim: Një rrjet kompjuterash është i përbërë nga pajisje kompjuterike (si kompjutera, printer etj.), që komunikojnë mes tyre me anë të lidhjeve, të cilat mund të jenë kabllore (tela, fibra optike), por edhe ajrore (komunikimi wireless).Shumë nga ne tashmë e njohin termin “Internet”. Në ditët e sotme, është shumë i zakonshëm përdorimi i tij për kërkimin e informacionit rreth një teme të caktuar, për komunikimin me njerëz të tjerë, për blerje, për dërgimin e kartolinave, për rezervimin e biletave të udhëtimit e për shumë qëllime të tjera.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53