Page 50 - Demo
P. 50
48Me informacionin e njëanshëm:• mendohu se kush e ka shkruar; • nëse ke dyshime, krahasoje me një burim tjetër informacioni.Kujdes! Organizatat, institucionet dhe aktivitetet e ndryshme tregtare, si: agjencitë turistike, muzetë, revistat dhe gazetat kanë faqet e veta, ku mund të gjejmë informacion rreth tyre. Mos beso çdo gjë që lexon në Website!Nuk mund të jemi gjithmonë të sigurt se informacioni është i besueshëm, sidomos në Website të ndryshme. Kushdo mund të krijojë faqen e vet dhe të thotë çfarëdo që i pëlqen. Informacioni mund të jetë i njëanshëm. Çdokush ka mendimin e vet dhe mund të përpiqet të na bindë se mendimi i tij është i drejtë.Provo vetenNga kërkimet që ke bërë në Internet, përmblidh me pesë fjalë se çfarë mund të gjejmë në Internet.Përveç bibliotekës, Interneti është tashmë një mënyrë e këndshme dhe e shpejtë e gjetjes së informacionit. Në Internet, gjejmë tekste, imazhe, tinguj, video, si dhe libra, revista periodike, gazeta, programe kompjuterike, filma, muzikë etj.Interneti ka përparësi, sepse:- ka shumë informacion; qindra herë më shumë se një bibliotekë personale e zakonshme.Interneti ka mangësi, sepse:- ka aq shumë informacion, sa është e vështirë të gjesh informacionin e dobishëm;- ka informacione që janë të njëanshme dhe që nuk janë të besueshme.Kërkon informacion duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e motorëve të kërkimit.Është i ndërgjegjshëm për shumëllojshmërinë e informacionit dhe vërtetësinë e tij.Aftësitë që zhvillohenBën pyetje, merr informacion, zbulon fakteGjen: tekste, muzikë, imazhe, videoJo gjithçka që është në biblioteka, biznese apo qendra kërkimore mund të gjendet në Internet. Kjo ndodh, së pari, sepse jo çdo material gjendet në formë elektronike. Së dyti, sepse duhen respektuar të drejtat e autorit dhe të drejtat e transmetimit për çdo dokument të publikuar. Pavarësisht miliarda skedarëve që ndodhen në Internet, jo të gjithë janë falas, të lirë apo të besueshëm.

