Page 52 - Demo
P. 52


                                    50Bën dallimin midis Web-browser-ave të ndryshëm 3.2(Internet Explorer, Mozilla, Google Chrome).Llojet e Web browser-avePasi lidheni me Internetin, çfarë duhet të bëni për të hyrë në faqet e Internetit që doni? A ka ndryshime në faqen e tij, nëse vendosni ta hapni me browser-a të ndryshëm?Aktivitet:Web browser-i (shfletuesi, shkurt browser-i) është një program që instalohet në kompjuter dhe që shërben për të hapur faqet e Internetit dhe skedarët përkatës. Mjafton që të klikojmë mbi një nga ikonat e figurës së mëposhtme, për të hapur çdo lloj faqe web. Web browser Historia e zhvillimitGoogle Chrome është publikuar për herë të parë në vitin 2008 dhe është falas. Ky aplikacion hapet shpejt dhe, në rast të ndërprerjes së rrymës apo rindezjes së PC-së, na kthen aty ku kemi qenë. Google Chrome është projektuar për të qenë i sigurt dhe për t’i mbrojtur përdoruesit nga faqet e rrezikshme web. Nëse vizitojmë ndonjë faqe të rrezikshme nga viruset, atëherë Chrome paralajmëron për rrezikun e mundshëm.Mozilla Firefox është publikuar për herë të parë në vitin 2004. Është aplikacion falas, i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur. Mundëson hapjen e disa tab-eve njëkohësisht dhe bllokimin e reklamave online.Internet Explorer është publikuar për herë të parë në vitin 1995, si pjesë e paketës së sistemit operativ Microsoft Windows. Deri në vitin 1999, ky shfletues kishte përdorim shumë të madh, por përdorimi i Internet Explorer-it është zvogëluar me daljen e shfletuesve të rinj.Opera është publikuar për herë të parë në vitin 1996. Mund të përdorej vetëm me Microsoft Windows. Karakteristikë e Opera-s është download manager-i, program kryesisht për shkarkim dhe nganjëherë edhe për ngarkim dokumentesh.Klasifikon dhe ruan informacionin në mënyrë të saktë dhe efektive.Është i ndërgjegjshëm që faqe web të njëjta shfaqen në mënyra të ndryshme në web browser-a të ndryshëm. Kupton rolin që kanë browser-at në skemën e Internetit.Aftësitë që zhvillohen
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56