Page 54 - Demo
P. 54
52Lidhuni me Internetin dhe kërkoni informacion:a) për Shqipërinë;b) për qytetin tuaj të lindjes.Përzgjidhni ato faqe që ju pëlqejnë. Mbylleni browser-in dhe gjeni sërish faqet e përzgjedhura. Vendoseni njërën prej faqeve të përzgjedhura si faqe kryesore të browser-it.Aktivitet:Opsionet e Browser-avePër të lehtësuar përdoruesin e Web-it, Web browser-at kanë disa opsione shumë të përdorura, që grupohen më poshtë.Përcaktimi i motorit të kërkimit. Motori i kërkimit na lejon të gjejmë dokumente të ndryshme. Ekzistojnë disa motorë kërkimi si p.sh., Google, Yahoo etj. Për të zgjedhur motorin që dëshirojmë në Google Chrome, ndjekim këta hapa:a) hapim browser-in Google Chrome;b) klikojmë te butoni ; c) zgjedhim Settings;d) te Search, zgjedhim midis opsioneve që ofrohen. Për më shumë funksione, mund të klikojmë te Manage Search Engine.Përcaktimi i faqes kryesore (Homepage). Faqja kryesore është faqja që ngarkohet (ose hapet) kur klikojmë në browser. Shumica e browser-ave kanë si Homepage motorat e kërkimit Google apo Bing, por gjithsesi mund ta ndryshojmë atë.Ruajta e faqeve të dëshiruara (Bookmark). Kur kërkojmë informacion në Web, mund të hapim shumë faqe dhe t’i mbyllim sërish ato. Nëse duam t’u kthehemi sërish faqeve pasi i kemi mbyllur, atëherë mënyra më e mirë për t’i ruajtur adresat e tyre është duke i “shënuar” si faqe të preferuara. Për këtë:Zbaton funksionet e thjeshta të kërkimit për ta përzgjedhur më mirë informacionin.Modifikon zgjidhjet digjitale sipas preferencave të tij.Aftësitë që zhvillohenNjeh dhe ndryshon opsionet e Web browser-ave (përcaktimin e 3.3ruajtjes dhe shkarkimit të dokumenteve, instalimin e shtojcave etj.).Veprimet në Web browser

