Page 55 - Demo
P. 55
53Ushtrohu1) shkojmë në faqen që duam; 2) klikojmë me të djathtën Bookmark This Page ose Ctrl + D;3) vendosim një emër dhe përzgjedhim dosjen ku duam ta ruajmë;4) shtypim butonin Done. Për ta gjetur faqen, mjafton të hapim browser-in dhe të zgjedhim Bookmarks > ShowBookmarks Bar.1. Rretho përgjigjet e sakta. Opsionet e avancuara të browser-ave na ofrojnë mundësinë: a) të përzgjedhim faqen kryesore të browser-it; b) të personalizojmë browser-in; c) të përzgjedhim dosjen ku ruhen skedarët e shkarkuar; d) të instalojmë disa funksione shtesë; e) të ndryshojmë shfaqjen e faqes web; f) të publikojmë informacione online.Lidhu me Internetin dhe kryej veprimet e mëposhtme:Përzgjidh një faqe web-i që të duket interesante, ndrysho opsionin e browser-it, duke e vendosur këtë faqe si faqe kryesore (homepage). Ndrysho opsionin e browser-it në mënyrë që përdoruesi të pyetet se ku duhet t’i ruajë materialet e shkarkuara nga Interneti. Hap browser-in tënd (p.sh., Mozilla FireFox-in), kliko te butoni , kliko ADD-ons dhe përzgjidh një temë që të pëlqen. Provo vetenklikklikklikklikklikklikShkarkimi i dokumenteve (Downloads). Browser-i është përgjegjës edhe për shkarkimin e materialeve nga Interneti. Ai ofron mundësinë që të konfigurojmë vendin se ku do të ruhet dokumenti që shkarkohet. Instalimi i programeve shtojcë dhe temave (Extensions). Shtesat e browser-ave nuk janë gjë tjetër veçse programe kompjuterike që zgjerojnë funksionet e tyre, si p.sh., një parashikues kohe ose një temë e personalizuar. Këto programe janë të ndryshme për browser-a të ndryshëm. Kështu, për Chrome-n, shtesat më të famshme janë AdBlock Plus, Google Translate; për Firefox-in, AdBlock dhe Video DownloadHelper.Për më tepër informacion, referoju CD-së, dosja 3, mësimi 3. TEMATIKA 3. KËRKIMI NË INTERNET

