Page 56 - Demo
P. 56


                                    54Mënyrat kryesore për gjetjen e informacionit në internet:1.	 Shkrimi i adresës së faqes. Kjo është një mënyrë e shpejtë e kërkimit të informacionit, por përdoret në rastet kur ne e dimë të saktë adresën e faqes që kërkojmë.2.	 Direktoritë web. Direktoritë web janë thjesht faqe interneti, që përmbajnë lista me site të organizuara në kategori dhe në nënkategori sipas temave përkatëse. Direktoritë web na mundësojnë: • Kërkimin sipas kategorive dhe nënkategorive. Kërkimi fillon me një kategori të përgjithshme, pastaj një nënkategori e kështu me radhë, derisa të arrijmë në listën e site-ve që përmbajnë informacionin që kërkojmë.• Fjalë kyçe, të cilat janë një grup fjalësh dhe shprehjesh që pasqyrojnë informacionin e kërkuar. Si rezultat, mund të marrim kategoritë më specifike të direktorisë web dhe listën me site. 3.	 Kërkimin nëpërmjet motorëve të kërkimit. Një nga format më të përdorura të kërkimit të informacionit në web është ajo nëpërmjet motorëve të kërkimit.• Provoni të kërkoni një material për Skënderbeun. Për këtë kërkim, vendosni fjalë kyçe në shqip. Provoni sërish të kërkoni materiale për këtë figurë historike, por këtë radhë duke përdorur fjalë kyçe në anglisht. Çfarë vini re? Aktiviteti 1:Futuni në site-n http://www.google.com. Njëlloj si në aktivitetin e mëparshëm, supozojmë se duam informacion mbi Computer Science. Për këtë, mjafton të shkruani fjalët dhe të klikoni mbi butonin e kërkimit.Aktiviteti 2:• Direktoritë në Web. Futuni në një nga faqet më të njohura për direktoritë në Web, http://botw.org. Aty do të gjeni një grup rubrikash. Secila prej tyre grupon site të ndryshme rreth një teme. Në atë grup, përzgjidhni Science, më tej Computer Science dhe, në fund, një nga temat që ju pëlqen. Në këtë moment, do të gjendeni në një faqe me shumë site, të cilat ju japin pikërisht informacionin që kërkonit.Motorët e kërkimitÇdo motor kërkimi i lejon përdoruesit të vendosë një ose disa fjalë kyçe (termin kryesor ose fjalinë që dëshiron). Duke përdorur fjalën ose fjalët kyçe, motori i kërkimit skanon kërkimet në Internet dhe na shfaq një listë të Website-ve, me informacione në lidhje me atë që kërkojmë. P.sh., për të gjetur fjalën “libër”, shkruajmë në Google fjalën “libër” dhe klikojmë Search.Zgjedh mjetet TIK më të përshtatshme për të kërkuar informacionin.Njeh mënyrën e klasfikimit të informacionit në Internet.Kupton rolin e përzgjedhjes së fjalëve kyçe për gjetjen e informacionit të duhur.Aftësitë që zhvillohenNjeh opsionet specifike të motorëve të kërkimit. Kërkon një informacion sipas disa shkronjave, një fraze, gjuhës, llojit të 3.4dokumentit, kohës dhe vendit të botimit, të drejtave të autorit.Format e kërkimit në Internet
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60