Page 58 - Demo
P. 58
56Materialet dhe shkarkimi i tyreNjë nga arsyet kryesore të përdorimit të Internetit (Web-it) është se ne shkarkojmë një larmi programesh dhe dokumentesh. Duhet të kemi parasysh rregullin e artë: Provoni të kërkoni në Internet për muzikë (p.sh., skedarët .mp3), për ringtone, wallpaper-a, avatar-ë etj. Çfarë vini re?Aktivitet: Jo çdo gjë e gjetur në Internet është me vlerë!Gjatë lundrimit në Web, mund të na shfaqen edhe dritare pop-up, si në figurë. Kjo dritare na ndihmon për të shmangur një gabim, p.sh., të mbyllim shumë faqe pasi kemi klikuar te kryqi. Ka edhe shumë raste, kur këto dritare shfaqen vetëm për të na tërhequr vëmendjen dhe për të na orientuar drejt faqeve që nuk na këshillohen, produkteve për t’u shitur ose pyetësorëve për mbledhjen e të dhënave. Gjithsesi, nëse dritaret pop-up vijnë nga faqe Web-i që janë të besueshme, atëherë nuk ka rrezik.Përveç reklamave, në Internet ka edhe programe kompjuterike (malware), të cilat janë të projektuara për të dëmtuar kompjuterin, për të vjedhur të dhënat personale ose për të futur reklama. Në disa raste, këto programe na futen në kompjuter për shkak të shkarkimeve, si p.sh., kur shkarkojmë një program, një skedar bashkëngjitur një email-i apo nga përdorimi i USB-së dhe CD-ROM-it.Nocionet e Freeware, Shareware dhe Open SourceAna: Juli, a ke dëgjuar të flitet për llojet e software-ve dhe a mund të më tregosh diçka interesante?Juli: Di që software-t janë programe të mbrojtura nga e drejta e autorit (copyright) dhe, rrjedhimisht, nuk mund të përdoren pa leje.Zbaton praktika që përputhen me përdorimin e burimeve digjitale.Përdor mjetet e përshtatshme të TIK-ut për ta ndarë informacionin.Aftësitë që zhvillohenNjeh konceptet e licencave të programeve që janë pa pagesë (Freeware), të atyre pjesërisht me pagesë (Shareware) 3.5dhe të atyre me kod të hapur (Open Source).Nocionet e Freeware, Shareware dhe Open Source

