Page 60 - Demo
P. 60


                                    58Cilat janë shërbimet që na ofron Interneti?Interneti u ofron përdoruesve të tij shumë shërbime, midis tyre do të veçonim postën elektronike, aksesin e faqeve Web, transferimin e të dhënave dhe lidhjen në distancë. Gjithsesi, secili prej përdoruesve ka shërbimet e veta të preferuara. Posta elektronike, ose ndryshe e-mail-i, bën të mundur transmetimin e mesazheve nga një kompjuter te tjetri.WWW (World Wide Web), shkurt Web-i, është një sistem faqesh të ndërlidhura. Ato përmbajnë shumëllojshmëri informacionesh, që mund të merren nëpërmjet Internetit nga njerëzit anembanë botës. Na mundëson të gjejmë në mënyrë automatike skedarë, që mund të jenë dokumente, figura, zë, video apo të dhëna. Transferimi i skedarëve. Që skedarët të ngarkohen dhe më tej të shkarkohen nga përdoruesit, duhen përdorur shërbimet e transferimit të të dhënave.Bazuar në këto shërbime që ofrohen nga Interneti, mund të ndërtohen edhe aplikacione nga më të ndryshmet, si: reklamime, informacione për lajmet e fundit, për motin, për bursën, dëgjime këngësh, shikim filmash etj.Posta elektronikePosta elektronike u lejon përdoruesve të këmbejnë mesazhe të shkruara, në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Por, për këtë, një përdorues duhet të ketë një adresë të postës elektronike ose e-mail.• Jepni disa shembuj adresash Interneti që njihni.• A mundeni t’i klasifikoni sipas kategorive dhe llojeve?• Kërkojini adresën e e-mail-it njërit prej shokëve të klasës.Aktivitet:1. Shumë i thjeshtë.2. Shumë i lirë.3. I menjëhershëm.1. Mund të lexohet nga njerëz të tjerë.2. Është i përkohshëm. Pasi e fshin, ai humbet.3. Është më pak personal se një telefonatë apo letër. Pse e-mail-i është kaq i përdorur? A ka ndonjë mangësi e-mail-i?3.6 Regjistrimi, hyrja dhe dalja nga llogaria juaj në platformat e Internetit.Shërbimet e Internetit dhe adresa elektronike
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64