Page 62 - Demo
P. 62


                                    60Shkëmben në mënyrë të sigurt informacionin me të tjerët nëpërmjet e-mail-it.Përzgjedh gjuhën e komunikimit në e-mail sipas audiencave të ndryshme.Njeh dhe ruhet nga e-mail-et që përmbajnë virus dhe nuk i hap e-mail-et e padëshiruara.Aftësitë që zhvillohenHapni e-mail-in tuaj. Aty do të dalloni disa dosje, si: Sent, Inbox, Spam, Deleted items. Për çfarë shërbejnë ato?Aktivitet:Ne mund të bashkëngjisim materiale në e-mail-e. Mund t’u dërgojmë shokëve fotografi ose këngë. Çfarë duhet të bëjmë? • Hapni e-mail-in tuaj dhe klikoni butonin Compose. • Në dritaren që shfaqet, plotësoni adresën e marrësit të e-mail-it (To), si dhe temën (Subject) në fushat përkatëse. Tema zakonisht përdoret për t'i dhënë marrësit një ide se për çfarë do të bëjë fjalë e-mail-i.• Shkruani mesazhin duke përdorur rregullat e shkrimit për e-mail-in. Në përgjithësi, shkruhet si një letër normale, fillon me një përshëndetje, vazhdon me një ose më shumë paragrafë dhe përfundon me një mbyllje në emrin tuaj.• Nëse dëshironi të shtoni fotografi ose skedarë në e-mail, klikoni ikonën ose ikonën për futjen e fotografive në fund të dritares.• Gjeni fotografinë që keni ruajtur diku në kompjuterin tuaj, duke klikuar mbi të, dhe zgjidhni Open.• Në fund, klikoni Send për dërgimin e e-mail-it.Kur bashkëngjisim dokumente në e-mail, duhet të bëjmë kujdes me madhësinë e tyre. Nëse dokumenti i bashkëngjitur e kalon kufirin e lejuar të madhësisë, do t’ju shfaqet një mesazh: “The attachment size exceeds the limit”. Mund të përdorni aplikacione të tjera, që mundësojnë dërgimin e këtij dokumenti, si: Dropbox, OneDrive, GoogleDrive WeTransfer etj.Kur shkruajmë trupin e e-mail-it, duhet të bëjmë kujdes që:• të vendosim përshëndetjen dhe të evidentojmë personin që po i drejtohemi;• të ndajmë paragrafët nga njëri-tjetri;• të vendosim frazën mbyllëse së bashku me emrin tonë. Dallon e-maile-t e padëshiruara, SPAM, dhe i mënjanon (bazuar në rregullat e mbrojtjes nga Interneti dhe platforma e vetë e-mail-it ose e programit).Dallon e-mail-et që përmbajnë viruse. 3.7 Njeh rregullat për shkrimin e e-mail-eve.Rregullat për shkrimin e e-mail-it
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66