Page 63 - Demo
P. 63
611. Ka më shumë gjasa të jetë një virus:a) një e-mail që ka një skedar të bashkëngjitur .exe; b) një e-mail që ka një skedar të bashkëngjitur .txt; c) një e-mail që ka një skedar të bashkëngjitur .doc;d) një e-mail që ka një skedar të bashkëngjitur .vbs.2. Kur merr një e-mail nga një shoku yt, që ka të bashkëngjitur një skedar .xls:a) e fshin; b) e lexon e-mail-in, por injoron dokumentin e bashkëngjitur; c) skanon elementin e bashkëngjitur me antivirus dhe, nëse nuk është virus, e hap.Futu në dosjen ku ruhen spam-et. Gjej një e-mail, të cilit ia njeh dërguesin (jo personalisht, por p.sh. një qendër e njohur tregtare) dhe kërko një fjali të ngjashme:Nuk doni të merrni më mesazhe promocionale nga xxxxxx? Bëni çregjistrimin e adresës yyyy@yahoo.com.Kliko te shprehja “Bëni çregjistrimin e adresës” dhe shpjego se çfarë ndodh.Kujdes! Mos harroni se duke mbrojtur veten, mbroni edhe shokët tuaj.Provo vetenUshtrohuTEMATIKA 3. KËRKIMI NË INTERNET Për më tepër informacion, referoju CD-së, dosja 3, mësimi 7. Viruset kompjuterike në e-mailViruset kompjuterike janë programe të vogla software, që janë projektuar për t’u përhapur nga një kompjuter në tjetrin dhe për të ndërhyrë në funksionimin e kompjuterit me qëllime dashakeqe. Në fakt, nuk është e lehtë t’i identifikosh viruset në e-mail. Shumica e e-mail-ve që mbartin virus dërgohen nga kompjuter të tjera të infektuara në mënyrë automatike. Bëni kujdes me:• e-mail-et nga njerëz që nuk i njihni (duke përfshirë edhe spam-et);• e-mail-et e papritura nga një mik ose familjar. Duhet bërë kujdes nëse ka një dokument bashkëngjitur e-mail-it dhe nëse përshkruhen situata shumë dyshuese, p.sh., sikur një i afërmi juaj është grabitur dhe kërkon ndihmë ose para etj.Nuk duhet të hapim asnjëherë ndonjë skedar të bashkëngjitur, që mbaron me prapashtesën .exe, .pif, .com, .bat ose .scr, pa e skanuar me antivirus.Është më mirë të mos i hapim spam-et. Nëse për një e-mail jemi të sigurt se është virus, e fshijmë pa e hapur.Çfarë janë spam-et?Spam-et janë e-mail-e të padëshiruara, të cilat kanë përmbajtje të ndryshme, si: reklamime produktesh, ftesa për veprime bankare të dyshimta, viruse për infektimin e kompjuterit etj. Në rastet kur adresa elektronike publikohet gjatë lundrimit në Internet, ose përdoret në forume publike, në rrjete sociale, në formularë onlineetj., ajo regjistrohet nga disa software specifike. Më tej, ajo bëhet pjesëe një liste shumë të madhe me e-mail-e. Pasi krijohet, kjo listë përdoret për të shpërndarë e-mail-et spam në të gjitha adresat që e përbëjnë atë.Në e-mail, ekziston një skedar që quhet Spam ose Junk Folder (si në figurë), ku vendosen, automatikisht në shumicën e rasteve, pikërisht këto e-mail-e.

