Page 64 - Demo
P. 64


                                    62Aparati fotografik dhe shkarkimi i fotografive në kompjuterFotografitë paraqesin një element shumë tërheqës në fushën e teknologjisë dhe të informacionit. Shpeshherë, është e lehtë t’i manipulosh dhe t’i qarkullosh ato te njerëz të tjerë. Nëse vendosim t’i publikojmë në Web apo t’i dërgojmë te kompjuteri apo telefoni i dikujt tjetër, ato mund të qëndrojnë aty përjetë. Një CD me fotografitë tuaja do të ishte një dhuratë shumë e bukur për prindërit. Përpiquni ta lidhni aparatin fotografik me kompjuterin. Blini një CD dhe vendosni aty të gjitha fotografitë tuaja.Aktiviteti 1:Përdor aparatin fotografik dhe shkarkon në kompjuter të gjitha fotografitë.Ruan fotografitë dhe di t’i transferosh në CD ose USB.Lidh një video-kamera me kompjuterin, hedh skedarë videoje ose audioje në DVD.3.8Përdorimi dhe lidhja e pajisjeve multimediale me kompjuterinKujdes! Ekzistojnë disa pajisje elektronike, që na lejojnë të bëjmë fotografi:• aparati fotografik;• telefonat, që përdoren në shumicën e rasteve; • tabletat.Por, që t’i kalojmë fotografitë nga këto aparate në kompjuter, kryejmë veprimet e mëposhtme:a) lidhim me kabllon përkatëse USB aparatin dhe kompjuterin; b) ndezim aparatin;c) përzgjedhim Import pictures and videos using Windows në dritaren dialoguese AutoPlay, që hapet automatikisht në kompjuter;d) (në mënyrë opsionale) vendosim emrin e fotografive që duam të transferojmë në kompjuter. Emri i skedarit ku ndodhen fotografitë përmban automatikisht datën kur janë bërë fotografitë dhe emrin, të cilin mund ta ndryshojmë;e) klikojmë mbi Import.Përpara se të sistemojmë fotografitë, duhet të kemi kujdes që:• të mos i dërgojmë te njerëz që nuk i njohim;• kur në fotografi janë edhe miqtë tanë, t'u kërkojmë leje përpara se t’i publikojmë.
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68