Page 65 - Demo
P. 65
63Ruajtja e skedarëve dhe transferimi në CD/DVDKompjuteri ynë duhet të jetë i pajisur me shkrues CD/DVD. Kur blejmë CD/DVD në dyqan, duhet të njohim edhe llojet e tyre:• CD-R tregon se CD-ja mund të shkruhet vetëm një herë. Pra, nëse shkruajmë mbi këtë CD pasi e kemi blerë, atëherë nuk mund ta fshijmë përmbajtjen apo të shkruajmë më tej. • CD-RW na jep mundësi të fshijmë të dhëna dhe të shtojmë skedarë të tjerë në CD, por kushton më shtrenjtë. Të njëjtat specifika vlejnë edhe për DVD-të.Ruan informacionin sipas formateve të ndryshme dhe di si ta transferojë atë.Lidh mjete të ndryshme të TIK-ut për të shfaqur informacionin e dëshiruar. Përpunon informacionin për ta shpërndarë te miqtë e tij.Aftësitë që zhvillohenNdalemi te shkrimi i fotove në CD/DVD. Për këtë:• vendosim në kompjuter një CD/DVD në të cilën mund të shkruhet;• në kutinë dialoguese që hapet, klikojmë te Burn files to data disc;• shkruajmë emrin e diskut dhe klikojmë Next.Mund të duhen disa minuta që disku të formatohet, por, kur formatimi mbaron, hapet një skedar bosh; Për fotografitë: • hapim Windows Photo Gallery, duke klikuar te butoni Start , All Programs dhe në fund Windows Photo Gallery; • përzgjedhim skedarët që duam të vendosim në disk (për të përzgjedhur shumë prej tyre, kur klikojmë mbi skedarët, mbajmë shtypur butonin CTRL); • tërheqim fotografitë e përzgjedhura nga Photo Gallery te skedari bosh në disk.Tashmë CD/DVD-ja me albumin e fotografive tona është gati.TEMATIKA 3. KËRKIMI NË INTERNET

