Page 66 - Demo
P. 66
64Lidhja e një video-kamere digjitale me kompjuterinPër të importuar video me cilësi të lartë, mund ta lidhim videon digjitale me kompjuterin nëpërmjet dy rrugëve: • nëpërmjet kabllos IEEE 1394, ku njëra anë lidhet te porta DV (Digital Video) e videokamerës, kurse tjetra te porta IEEE 1394 e kompjuterit;• nëpërmjet portave USB. Por duhet të bëjmë kujdes, pasi duhet të verifikojmë nëse kamera mund të lidhet me USB. Idenë e dhuratës mund ta vazhdoni më tej. Mund të bëni një video dhe të shprehni falënderimet për prindërit. Për këtë, përdorni një video-kamera. Më pas, skedarin video mund ta hidhni te CD-ja e fotografive. Aktiviteti 2:Shkrimi i skedarëve video në CD/DVD• Klikojmë te butoni Start , All Programs, Windows Media Center.• Vendosim një CD/DVD bosh. Hapet një dritare dialoguese, ku përzgjedhim Burn CD/DVD, pastaj Video DVD dhe më tej Next. Vendosim emërtimin e CD/DVD-së dhe sërish Next dhe, në fund, hapet një skedar bosh.• Përzgjedhim Select Media, klikojmë Recorded TV ose Video Library dhe pastaj Next.• Selektojmë materialet që duam të hedhim në CD/DVD dhe klikojmë Next. • Pasi të kemi hedhur skedarët që duam, klikojmë Burn DVD, në Initiating Copy notification, klikojmë Yes dhe pasi është bërë shkrimi, klikojmë Done.1. E vërtetë apo e gabuar?a) Për të lidhur një pajisje mediatike me kompjuterin, duhet një kabllo. b) Për të shkruar fotografi apo video në CD duhet të përdorim programe të ndryshme.2. Dallo nëse skedarët e mëposhtëm janë tekst, fotografi, audio apo video.Gjej në Internet disa skedarë me muzikë, .wav dhe .mp3. Përdor një program për t’i dëgjuar dhe përpiqu të gjesh ndryshimet midis tyre, sipas karakteristikave përkatëse të skedarëve. Skedarët Audio Video Tekst Fotografifile1.txtfile2.wavfile3.pngfile4.webcamProvo vetenUshtrohuTEMATIKA 3. KËRKIMI NË INTERNET Video-kamera KompjuterPorta e kamerës Porta e kompjuteritPër më tepër informacion, referoju CD-së, dosja 3, mësimi 8.

