Page 67 - Demo
P. 67


                                    65Dëshironi t’u dërgoni miqve një kartolinë, por ku ka më bukur se një kartolinë e personalizuar. Merrni një nga fotografitë e pushimeve, përpunojeni, vendosni urimin dhe dërgojeni me e-mail. Mund të merrni edhe shumë fotografi, t’i prisni dhe të formoni një të vetme… përveç teknologjisë, patjetër që ju duhet edhe imagjinatë!Aktivitet:Përpunimi i figurave në PaintHapim fillimisht programin Paint (Start > Programs >Paint). Vazhdojmë më tej dhe hapim një fotografi nga dosja ku kemi ruajtur fotografitë e pushimeve (File>Open> dhe shkojmë te skedari përkatës).Tashmë fillon edhe puna për përpunimin e fotos.a) Presim dhe vendosim përmasat. Te Resize, vendosim përmasat që dëshirojmë.b) Shtojmë një tekst duke klikuar mbi Text. Klikojmë tek ikona A.c) Formatojmë tekstin e shkruar. Zgjedhim shkrimin, ngjyrën, madhësinë e shkronjave.Përdor TIK-un për të zhvilluar idetë e tij krijuese dhe bashkëpunon me miqtë për të dhënë dhe për të marrë mendime.Përdor mjetet e TIK-ut për të krijuar kartolina, fotografi, ilustrime për njerëzit e tij të dashur.Aftësitë që zhvillohenPërpunon figurat në formate të ndryshme. 3.9Njeh dhe përdor programet Paint dhe MS Office Picture ManagerPërpunimi i fotografive me Paint dhe Ms Office Picture ManagerPërpunimi i figurave në MS Office Picture managerHapim programin MS Office Picture Manager (Start>Programs> MS Office > MS Office Tools> MS Office Picture Manager). Hapim një fotografi nga skedari ku kemi ruajtur fotografitë e pushimeve (File>Add Picture Shortcut>), zgjedhim skedarin përkatës, pastaj zgjedhim fotografinë që do të përpunojmë.Në të djathtë, programi na ofron llojet e korrektimeve që duam t’i bëjmë figurës.• Kontrasti dhe drita. Raportet e tyre mund të përzgjidhen sipas dëshirës. • Ngjyra. Vendos nuancat dhe ngjyrat që dëshiron për fotografinë.
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71