Page 70 - Demo
P. 70


                                    68Këshilla për të qenë i sigurt gjatë punës në kompjuter1. Mos i beso asnjëherë informacionit të parë që gjen në Internet; e mira është të kërkosh në disa website të tjera, para se t’i besosh informacionit që gjen.2. Hap dhe jepu përgjigje vetëm e-mail-eve të njerëzve që njeh.3. Adresa jote e e-mail-it duhet të jetë private. Mos e publiko në rrjete sociale, forume, chat-e etj.4. Numrin e telefonit jepe vetëm te njerëzit që njeh dhe që ke besim.5. Mos i prano ftesat e të panjohurve në rrjetet sociale.6. Mos harro ta heqësh webcam-in gjatë kohës që nuk e përdor.7. Mendohu mirë para se të publikosh të dhëna në Internet.8. Interneti nuk harron kurrë. Të gjithë lëmë gjurmë, të cilat ndiqen. Prandaj, tregohu i kujdesshëm në sjellje dhe klikime. Ne e dimë se Interneti është një burim i madh informacionesh, si dhe një mundësi argëtimi e pafund. Aty gjen përgjigje për çdo pyetje. Të gjithë kemi shpenzuar shumë kohë duke lundruar në Internet. Por, krahas anëve pozitive, Interneti paraqet edhe disa rreziqe. Për t’i parandaluar rreziqet, por edhe viruset apo faqet e papërshtatshme, duhet të ndjekim disa këshilla. Atëherë mund të lundrojmë të sigurt dhe të kënaqur. Përshëndetje!Mbron veten dhe të tjerët nga kërcënimet online.Komunikon në mënyrën e duhur me të tjerët dhe ruan privatësinë e tij kur flet online.Vlerëson formën e funksionimit të rrjeteve sociale dhe nuk lidhet me njerëz të panjohur.Aftësitë që zhvillohen4.1 Zgjidhja e problemeve, për një komunikim të sigurt në rrjetet sociale.Komunikimi i sigurt Prej disa kohësh, Teuta flet në forumin e saj të preferuar me një nga pjesëtarët e forumit. Ai i propozon Teutës të takohen në “jetën reale”. Teuta nuk di çfarë të bëjë. Çfarë propozimesh do t’i jepnit?Mbaj mend:Instalo programin shtojcë (Add-on) WOT nga www.mywot.com për web browser-at Internet Explorer, Mozilla Firefox dhe Google Chrome. Kjo shtojcë të ndihmon gjatë kërkimit në Internet: linket e rrezikshme paraqiten të shënuara me të kuqe, ato të parrezikshmet, me të gjelbër.
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74