Page 71 - Demo
P. 71


                                    Blogu dhe forumi janë dy platforma online që na ndihmojnë të aksesojmë lloje të ndryshme informacioni. Sidoqoftë, këto dy platforma kanë karakteristika shumë të ndryshme.Një blog është një faqe interneti e përditësuar shpesh, e drejtuar zakonisht nga një individ ose grup i vogël anëtarësh. Në një blog, përmbajtja shfaqet në rend të kundërt kronologjik. Kjo do të thotë se përmbajtja më e re shfaqet e para. Disa blogje publikojnë artikuj të shumtë gjatë ditës.Një forum është një faqe diskutimi në internet ku përdoruesit ndajnë ide, mendime ose ndihmojnë duke postuar mesazhe me tekst. Me fjalë të tjera, është një zonë ku njerëzit mund të zhvillojnë biseda përmes mesazheve të postuara.TEMATIKA 4. LUNDRO I SIGURTSi të mbrohesh nga kërcënimet në Internet ose nga të panjohurit?a) Mos tako njerëz, të cilët nuk i njeh në ambientet ku jeton.b) Mos tako njerëz, të cilët nuk janë në të njëjtën shkollë ku mëson.c) Prindërit duhet të jenë në dijeni, kur komunikon me një të panjohur në Internet. Nëse dëshiron të takosh një shok që ka të njëjtat interesa me ty, prindërit duhet të të shoqërojnë për ta takuar.d) Mos i trego adresën ku banon, as emrin e shkollës një të panjohuri (qoftë ky dikush me të clin njihesh në Internet, por jo personalisht). e) Mos dërgo asnjë foto te personi që kërkon të të takojë në “jetën reale”.69Si të mbrohesh, kur komunikon në rrjete socialeUshtrohuShto këshilla të tjera, duke bashkëbiseduar me mësuesin/en.Po, mund të marrim pjesë në rrjete të ndryshme sociale.Por ama, është mirë që blogjet dhe forumet të jenë të përshtatshme për moshën tonë. Ato duhet të kenë një moderator, që kontrollon komunikimin korrekt mes anëtarëve. Në Internet ka njerëz që gënjejnë për fotot, për moshën dhe për profesionin e tyre. Ata mund të na bëjnë komplimente për të marrë sa më shumë informacion nga ne dhe më pas kërkojnë të na takojnë. Të takosh njerëz të panjohur, nuk është aspak ide e mirë (mund të jetë shumë e rrezikshme)!A nuk është Interneti një vend i mirë ku mund të takoj njerëz që kanë të njëjtat interesa me mua? 
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75