Page 72 - Demo
P. 72
70TEMATIKA 4. LUNDRO I SIGURTZgjero njohuritëSot ekzistojnë rrjete të ndryshme sociale që mundësojnë komunikimin mes njerëzve, si edhe dërgimin e fotografive gjatë kohës që komunikojmë. Në këto rrjete sociale, ka edhe software që mundësojnë korrigjimin e fotografive, duke ndryshuar ngjyrat dhe duke u vënë muzikë.Ndaj, është e rëndësishme që ta njohim gjithnjë njeriun të cilit ia dërgojmë fotografitë, në mënyrë që fotot tona të mos keqpërdoren. Nëse dikush ju sjell një video ose fotografi të pakëndshme, duhet t’ia tregoni menjëherë një më të rrituri (prindërve, mësuesve) dhe të mos e dërgoni te miqtë tuaj. Kujdes! Njerëzit mund t’i manipulojnë fotografitë e tyre, por mund të përdorin edhe fotot tuaja. Provo vetenDuke punuar në grup dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin, tregoni se çfarë dini për dërgimin e fotografive të pushimeve te të afërmit, ose te miqtë. Shkruaj: UshtrohuSill një rast të ngjashëm dhe trego se si ke reaguar. Si je ndier në ato momente? A ke dëgjuar raste të ngjashme nga shokët e tu? Shkruaj dhe diskuto me shokët dhe mësuesen në klasë.

