Page 74 - Demo
P. 74
72Provo vetenZgjero njohuritëCyberbullying (Sajbërbulling) është një formë nëpërkëmbjeje, që kryhet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve elektronike, si: sms, video, mesazhe etj., të dërguara nëpërmjet telefonit celular apo kompjuterit. Një prej qëllimeve të Cyberbullying-ut është ta dëmtojë viktimën nëpërmjet shpërndarjes së lajmeve të rreme ose nëpërmjet shpërndarjes së fotografive apo videove personale të dikujt, të regjistruara me pabesi. Fatmirësisht, ekzistojnë edhe institucione që luftojnë këtë fenomen dhe ku mund të kërkohet ndihmë. Tregoni një rast, kur dikush mund t’ju ketë ofenduar/kërcënuar ose ju ka thënë diçka që ju ka fyer në chat ose në ndonjë forum. Shkruani se si jeni ndier në ato çaste.Rregullat e arta që duhet të dish, kur dikush të ofendon/kërcënon ose kur të sjell foto apo video që të shqetësojnë, apo mesazhe që të prekin.• Mos i jep rëndësi personit. Mos trego interes ndaj tij, mos i kthe asnjë përgjigje.• Mos u nervozo dhe mos bërtit “pse më ndodh kjo gjë”. Qëllimi i keq i personit nuk është faji yt.Që mos të të ndodhë, mbrohu kështu:• ruaj privatësinë;• mos iu përgjigj asnjëherë njerëzve që të sjellin shqetësime të tilla; • ruaje mesazhin që ke marrë dhe tregoja një më të rrituri (mësuesit ose prindërve);• tregoju dhe shokëve të tu që diçka e tillë mund të ndodhë.Mbaj mendNë kompjuter, secili ka adresën e tij. Fjalëkalimin e e-mail-it, blogut, forumit social e njeh vetëm ti. Sa herë hap adresën e e-mail-it, ose adresën e rrjetit tënd social, në një kompjuter publik, mos harro ta mbyllësh kur çohesh prej tij. Mos lejo asnjë të të marrë fjalëkalimin, kur punon në kompjuter publik.Për t’u ruajtur nga viruset apo e-mail-et që të sjellin, është i rëndësishëm skanimi i skedarëve para se t’i hapësh në adresën tënde të e-mail-it. Gjithashtu kujtohu të mos hapësh e-mail-e që të vijnë nga njerëz që nuk i njeh.Ngjyros sipas legjendës që të tregosh privatësinë e të dhënave të mëposhtme: Shumë privat Mjaftueshëm privat Jo dhe aq privat Numri yt i telefonit Adresa jote e e-mail-it Profesioni i prindërveEmri yt Mosha jote Fotot e tua Emri i shkollës ku shkon Emri i qytetit ku jeton Fjalëkalimi yt TEMATIKA 4. LUNDRO I SIGURTKujdes! Është shumë e rëndësishme të mbyllim (log out)adresat personale (e-mail, blogje, forume, rrjete sociale), nëse i hapim ato në vende publike.

