Page 75 - Demo
P. 75
73Numri yt i telefonit Adresa jote e e-mail-it Profesioni i prindërveEmri yt Mosha jote Fotot e tua Emri i shkollës ku shkon Emri i qytetit ku jeton Fjalëkalimi yt Njeh rreziqet e blerjes së CD-ve pa të drejtën e autorit ose të shkarkimit të filmave dhe të këngëve nga website pirate; Kupton më shumë mbi të drejtën e autorit.E drejta e autorit4.3Çfarë është e drejta e autorit? Këngët, filmat, programet e kompjuterit, lojërat etj. janë krijuar nga artistë, këngëtarë, programues dhe specialistë të tjerë. Ata janë autorët. Autorët janë të vetmit njerëz që kanë të drejtë të vendosin se ç’do të bëhet me krijimin e tyre dhe kush do ta përdorë atë. Kur krijojmë diçka, jemi ne që kemi të drejtën për të vendosur nëse do ta shpërndajmë informacionin me të tjerët apo do ta mbajmë për vete. Nëse dëshirojmë që ta shikojnë të gjithë, jemi ne që vendosim nëse do ta publikojmë në Internet apo jo. Shpeshherë, filmat dhe këngët që gjenden në Internet janë kopje të realizuara nga njerëz të ndryshëm, të cilët në shumicën e rasteve nuk kanë marrë lejen e autorit që i ka krijuar ato.Rregulla për t’u pasur parasysh • Të shkarkosh filma dhe këngë nga Interneti është e paligjshme. Përjashtim bën shkarkimi nga një faqe e licencuar. (p.sh.: http://www.pro-music.org).• Mos i beso asgjëje që duket tepër e mirë për të qenë e vërtetë.• Mbaje antivirusin gjithmonë të aktivizuar dhe përditësoje edhe kur shkarkon dokumente nga faqe të licencuara.• Kur do të shkarkosh një dokument, ndiq këta hapa: ruaje dokumentin, skanoje me antivirus dhe vetëm më pas hape.• Mos shkarko dokumente dhe informacion nga faqe të panjohura. Aktivizo gjithmonë antivirusin.• Ruaj gjithmonë privatësinë, kur krijon një profil, kur futesh në chat ose kur luan online.• Jepi të dhënat e tua personale vetëm nëse je 100% i/e bindur që është një website i sigurt.• Mbylli dritaret e vogla dhe mos kliko asnjëherë brenda tyre, nëse ato të shfaqen automatikisht në ekran.Vlerëson vërtetësinë e informacionit dhe njeh rregullat e citimit të burimit të informacionit.Aktivizon antivirusin dhe e mban gjithnjë të aktivizuar gjatë kohës që punon në Internet.Nuk tregon asnjëherë të dhënat personale pa qenë 100% i sigurt për burimin.Aftësitë që zhvillohen

