Page 77 - Demo
P. 77


                                    75TEMATIKA 4. LUNDRO I SIGURTZgjero njohuritëShpeshherë, kur jemi duke lundruar në Internet, shfaqen disa dritare të vogla. Mos i hap asnjëherë ato dritare, pasi pas tyre mund të fshihen informacione të papërshtatshme për moshën tënde, ose mund të jenë viruse që dëmtojnë kompjuterin tënd, ose viruse që vjedhin të dhënat e tua private. Ndaj, nëse shfaqen dritare të tilla, mbylli menjëherë te kryqi i vogël i kuq. Unë nuk jap asnjëherë informacione nëse nuk jam 100 % i/e sigurt që po lundroj në një faqe të sigurt. Unë nuk blej asgjë në Internet pa praninë e prindërve dhe pa miratimin e tyre. Unë shkarkoj muzikë dhe filma nga Interneti vetëm mbasi jam siguruar për të drejtën e autorit.Përpara se të blej diçka nga Interneti, krahasoj çmimet nga website të ndryshme që shesin të njëjtin produkt.  Unë nuk i hap asnjëherë dokumentet që më sjellin pa i skanuar më parë. Unë i mbyll gjithmonë te kryqi i kuq i vogël dritaret e vogla që më hapen, kur futem në një website. Unë shkarkoj filma nga një website, që i jep ata falas për të gjithë.Po JoPërgjigju me Po ose Jo, për të provuar nëse di të lundrosh i sigurt në Internet.Provo vetenEdhe lojërat që janë falas ose, në disa raste, këngët e tua të preferuara, mund të kenë viruse, ndaj është e rëndësishme që të pyesësh gjithnjë një më të rritur para se të shkarkosh informacione që mund të dëmtojnë kompjuterin tënd. Ruaje gjithnjë privatësinë gjatë kohës që luan online. Kujdes! Por jo gjithnjë duhet t’i shpërfillësh këto dritare të vogla. Ndodh, që këto dritare të hapen kur ke të aktivizuar antivirusin. Në këto raste, kjo dritare e vogël shfaq një mesazh të rëndësishëm, që duhet ta lexosh.Ka website të sigurt, ku është e mundur të luash online ose të dëgjosh muzikën tënde të preferuar, ose të shikosh filma. Për këto, mund të kërkosh edhe mendimin e mësuesit/es.
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81