Page 78 - Demo
P. 78
76Mbaj mendNë Facebook apo rrjete të tjera sociale, secili krijon një profil të vetin, të cilin e kompleton me fotografi, ose me përshkrime mbi pasionet e veta, dhe kërkon persona të tjerë. Këta persona mund të jenë njerëz të afërm dhe në këtë mënyrë komunikimi virtual me ta bëhet i thjeshtë.Njihesh me rrjetet sociale duke marrë në konsideratë çështjen e privatësisë dhe analizon Facebook-un si shembull të ngatërrimit 4.4 dhe pështjellimit në përpjekje për të mbrojtur privatësinë. Në rrjetet sociale, është e lehtë t’i takosh menjëherë miqtë e tu, të shikosh fotografitë e tyre të fundit dhe të shkëmbesh të tuat, të publikosh dëshirat e tua, të komunikosh bashkë me ta dhe të zgjidhësh detyrat. Këto realizohen nëpërmjet një klikimi në Facebook. Në këtë rrjet social, nuk ka moderator që i kontrollon bisedat. Kujdes! Përgjithësisht, rregullat standarde të sigurisë gjatë hapjes së një profili lejojnë shikimin e të dhënave të tua jo vetëm nga shokët, por edhe nga shokët e shokëve. Të gjithë mund ta shohin profilin tënd, edhe pa qenë miqtë e tu. Ka rrjete sociale që nuk lejojnë hapjen e profileve nga njerëz nën moshën 16 vjeç. Një prej tyre është edhe Facebook-u. Rrjetet sociale dhe Facebook-u

