Page 79 - Demo
P. 79


                                    77Si të mbrohesh për të pasur një profil të sigurt dhe për të mos qenë në rrezik nga njerëz të panjohur?• Mendo para se të postosh. Mendo mirë se sa duhet të rrëfesh për veten tënde dhe për mendimet e tua në profil.• Mos posto adresën e shtëpisë, numrin e celularit apo adresën kryesore të e-mail-it.• Kujdes me fotografitë apo webcamera-n, pasi nuk mund të dish se çfarë bëjnë të tjerët me to.• Në raste dyshimi, bisedo me prindërit, me mësuesit apo me njerëzit te të cilët ke besim.• Mund edhe të bllokosh profilet e të tjerëve, me qëllim që mos të të kontaktojnë.Zgjero njohuritëTakimi virtual me njerëzit nuk është si në jetën e përditshme. Ti nuk sheh gjë tjetër përveç disa fotografive dhe asaj që ata kanë shkruar për profilin e tyre.Këtë e shfrytëzojnë disa të rritur keqbërës për të ushtruar dhunë te të rinjtë. Ata hiqen si të rinj në profilin e tyre, p.sh., si “Princi i kaltër”, por në fakt bëhet fjalë për një “të papunë”. Fotografitë nuk vërtetojnë njeriun pas profilit.Si të sillesh në rrjetet socialeSillu me të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të doje të silleshin me ty. Shkruaj disa shkurtime që përdor më shpesh dhe llojin e emocioneve që mund të kesh krijuar ti vetë. Gjuha në rrjetin social kërkon:• të shkruash qartë;• të përdorësh si duhet shenjat e pikësimit;• të pyesësh, kur ke paqartësi;• të përdorësh drejt smiley-t për të treguar gjendjen emocionale.Provo vetenTEMATIKA 4. LUNDRO I SIGURTAnalizon mënyrat e funksionimit të rrjeteve sociale dhe zbaton etikën e komunikimit kur komunikon me anë të chat-it ose kur dërgon informacion.Ruan sekretet e tij dhe nuk i shkruan ato në rrjete sociale.Pranon si miq (dhe komunikon) vetëm njerëz që i njeh nga ambientet ku jeton. Aftësitë që zhvillohenSjellja etike në Internet kërkon: • të flasësh me mirësjellje;• të mendosh para se të shkruash;• të shkruash shkurt dhe saktë;• të mos dëmtosh privatësinë e tjetrit.
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83