Page 8 - Demo
P. 8


                                    6Sot kompjuterat shfrytëzohen në shumë fusha të jetës. Ata mund të përdoren si përpunues shumë të shpejtë e të saktë të të dhënave të ndryshme, si mjet argëtimi, si burim dhe ruajtës informacioni, si ndërmjetës në komunikimin e njerëzve në largësi të mëdha, si kontrollues të punës në makineri të tjera, duke zëvendësuar shpesh edhe njeriun. Kompjuterat ndahen në disa kategori, të cilat varen nga aftësitë, kostoja, përmasat e tyre, por edhe nga detyrat që kryejnë. Llojet e kompjuterave Njeh me hollësi llojet e kompjuterave dhe rolin e tyre në bashkërendimin e punës.Mikrokompjuteri ose kompjuteri personal (Personal Computer, shkurt PC), përbën kategorinë më të përhapur të kompjuterave. Kjo kategori është projektuar për përdorim të përgjithshëm individual. Si e tillë, shpejtësinë dhe kapacitetin e ruajtjes i ka relativisht të vogla. Kompjuterat personalë mund të lidhen me kompjutera të tjerë në rrjet. Ata mund të komunikojnë ndërmjet tyre dhe të ndajnë burimet e përbashkëta të informacionit. Shumica e bizneseve bashkëkohore përdor kompjuterat e lidhur në rrjet, të cilët quhen ndryshe edhe klientë.Workstation (qendra përpunuese). Workstation-i është një PCi krijuar për qëllime specifike. Ai ka procesor më të fuqishëm, shumë memorie dhe aftësi më të mëdha se kompjuterat personalë. Përdoret kryesisht për kryerjen e një grupi të caktuar detyrash, siç mund të jenë animacionet 3D, grafikat kompjuterike apo krijimi i lojërave.Laptopi, i cili quhet edhe notebook (libër shënimesh), është kompjuter i ngjashëm me PC-në, por shumë më i lehtë, ndaj mund të merret me vete kudo. Laptopët janë kompjutera portativë, që ekranin, tastierën, mausin, procesorin, memorien, hard diskun dhe baterinë i kanë brenda një paketimi pak më të madh se një libër mesatar.Serveri (ndihmësi) është kompjuteri që u krijua për t’u ofruar shërbime kompjuterave të tjerë në rrjet. Zakonisht, serverat kanë procesor të fuqishëm, shumë memorie dhe hard disk me kapacitet shumë të madh. Serverat mund të jenë edhe pa monitor e tastierë.Bashkëbisedoni me shokët dhe kujtoni se çfarë keni mësuar më parë. Përpiquni t’u përgjigjeni pyetjeve: Ç’është kompjuteri? Si është zhvilluar ai në vite? Cilat janë llojet kryesore të kompjuterave dhe ku përdoren ata? Aktivitet:1.1
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12