Page 81 - Demo
P. 81


                                    79Klevi: E kuptova, Jona. Po prezantimin, ku e shkruaj? Ku e vendos tekstin apo figurat që dua t’u tregoj shokëve?Jona: Në prezantimin tënd, mund të vendosësh disa slajde (slide) elektronike që mund të jenë me tekst, fotografi, grafikë, zëra dhe video. Këto të ndihmojnë për të bërë prezantime në lëndë të ndryshme, si p.sh.: në Matematikë, për paraqitjen e ekuacioneve; në Histori, për të prezantuar shkurtimisht Luftën e Dytë Botërore; në Gjeografi, për të prezantuar orientimin në natyrë dhe në shumë fusha të tjera, për plot gjëra.Klevi: Atëherë, po pres me padurim të më tregosh se si hapet ky program, që të filloj ta përdor.Jona: Hapja e programit PowerPoint bëhet në të njëjtën mënyrë si programi Word: shkon te Start/All Programs/Microsoft Office/Microsoft Office PowerPoint. Microsoft PowerPoint do të hapë automatikisht një dokument të ri, që e ke të gatshëm për të punuar. Pamja që shfaqet, paraqitet në figurën pasuese.5.1 Njeh parimet bazë të PowerPoint-it.Prezantimi digjitalAktivitet:Realizoni dialogun në klasë, duke e hapur programinnga kompjuteri juaj në laboratorin e informatikës.Jona, për çfarë shërben programi PowerPoint? A mund të ma shpjegosh me pak fjalë?Klevi, PowerPoint-i është një program që shërben për krijimin e prezantimeve të ndryshme. Prezantimin mund ta përdorësh për të treguar një histori, për të paraqitur librin tënd të preferuar para shokëve etj. Përdor njohuritë bazë të sistemeve digjitale për të bërë prezantime.Komunikon idetë e tij nëpërmjet sistemeve digjitale.Aftësitë që zhvillohen
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85