Page 82 - Demo
P. 82


                                    80UshtrohuNdërfaqja e PowerPoint-itKur hapni PowerPoint-in për herë të parë, do të shfaqet ekrani fillestar, i cili ju mundëson të krijoni një prezantim të ri, të zgjidhni një shabllon dhe të përdorni prezantimet tuaja të modifikuara së fundi. Për të aksesuar ndërfaqen e PowerPoint-it, zgjidhni Blank Presentation.Siç e shikoni, dritarja e PowerPoint-it ka pothuajse të njëjtat elemente që kanë dritaret e Word-it dhe Excel-it. Le të shikojmë elementet kryesore të dritares së punës në PowerPoint:Quick Acess Toolbar - Shiriti për qasjen e shpejtë të komandave lejon përdorimin e komandave për të kryer detyra të zakonshme, si: Ruaj (Save), Anulo pas ekzekutimit (Undo), Riekzekuto (Redo).Title Bar - Shiriti i titullit gjendet në pjesën e sipërme të dritares së PowerPoint-it dhe paraqet emrin e prezantimit që është hapur.Ribbon - Shiriti i komandave ndodhet poshtë shiritit të emrit dhe përbëhet nga menytë: File, Home, Insert, Design, Animations, SlideShow, Review dhe View.Provo veten1. Përse shërben programi PowerPoint?2. Cilat janë karakteristikat kryesore të programit PowerPoint?Plotëso përgjigjen e saktë:Butoni Microsoft Office shërben për__________________________________________Realizo një prezantim të thjeshtë për veten në PowerPoint, me aq sa di rreth këtij programi, ose me atë që mund të kesh mësuar nga shokët. TEMATIKA 5. PREZANTIMI DIGJITALPër më tepër informacion, referoju CD-së, dosja 5, mësimi 1. Ashtu si në programin Word, edhe këtu çdo rubrikë është e ndarë në grupe. Grupet janë koleksione logjike të hartuara për të kryer funksionin që do të shfrytëzojmë në zhvillimin apo redaktimin e slajdeve tona në PowerPoint. Karakteristikat që përdoren zakonisht, shfaqen në shirit. Për të parë komanda shtesë brenda secilit grup, klikojmë shigjetën në këndin e djathtë poshtë secilit grup.
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86