Page 84 - Demo
P. 84
82UshtrohuSi shtohet një slajd i ri në prezantim?Për të shtuar një slajd të ri, veprojmë në këtë mënyrë:• zgjedhim slajdin pas të cilit do të shtohet slajdi i ri;• klikojmë butonin New Slide;• zgjedhim një nga modelet, ose • klikojmë Duplicate Selected Slides për të shtuar një slajd si kopje e slajdit të mëparshëm.Paragrafët mund të paraqiten me numra ose me pika. Krijimi i listaveNdjekim hapat e mëposhtëm:• zgjedhim slajdin ku e duam tekstin; • klikojmë në një kuti për ta shtuar tekstin;• zgjedhim tekstin; • në menynë Home, te grupi i komandave Paragraph, zgjedhim një nga modelet. Imazhi i pikëzimit dhe formati i numrave mund të ndryshohet duke përdorur kutinë dialoguese Bullets or Numbering. Formatimi i listavePër ta realizuar këtë, veprojmë si më poshtë:• selektojmë të tërë listën, për të ndryshuar të gjitha pikëzimet apo numrat, ose vendosim kursorin në një linjë në kuadër të listës, për të ndryshuar një pikëzim të vetëm; • klikojmë te shigjeta pranë Bullets apo Numbering dhe zgjedhim një model pikëzimi apo numërimi.Për të krijuar paragrafët, veprohet në këtë mënyrë:• selektojmë tekstin; • shkojmë te grupi Paragraph;• klikojmë butonin Indent.Provo veten1. Si krijohet një prezantim i ri?2. Rretho përgjigjen e saktë.Blank Presentation është:a) një prezantim i ri nga një model bosh; b) një prezantim i ri nga një template; c) një prezantim i kopjuar.Krijo një prezantim dhe ndrysho paraqitjen me komandën “Create New Theme Colors”.Për hapësirënmidis rreshtavePër largësinëe paragrafëvePër të parë se si shtohet një kuti teksti referoju CD-së, dosja 5, mësimi 2. TEMATIKA 5. PREZANTIMI DIGJITAL

