Page 10 - Demo
P. 10


                                    8 1 Forcat dhe lëvizja• Forcat veprojnë mbi trupat për t’i shtyrë, për t’i tërhequr, për t’i tendosur, për t’i rrotulluar ose për t’i shformuar.• Forcat lindin kur dy trupa bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.• Një shigjetë force tregon drejtimin e veprimit të forcës.• Bashkëveprimet mund të jenë shtytëse ose tërheqëse.PërmbledhjeVeprimtaria 1.1Emërtimi i forcaveGjeni disa forca dhe paraqitini me shigjetat e forcave. 1. Bëni tetë shigjeta forcash me karton ose letër. Ato duhet të jenë rreth 10 cm të gjata. 2. Gjeni ku është duke vepruar një forcë dhe përcaktoni drejtimin e veprimit të saj. 3. Shkruani emërtimin për atë forcë në njërën nga shigjetat.4. Ngjiteni shigjetën e emërtuar në mënyrë që të tregojë drejtimin e veprimit të forcës.5. Përsëritini këto veprime me shigjetat e tjera.6. Ndërtoni një poster me tetë figura të ndryshme. Vendosni shigjetat e forcave në to.4. Altini ngre vëllanë e tij të vogël Gentin. Mendoni rreth forcës që vepron mbi Gentin. a) Në cilin drejtim vepron kjo forcë?b) Cilët janë dy trupat që bashkëveprojnë?c) Vizatoni një diagram për të treguar forcat që veprojnëmbi Gentin. Tregoni kujdes që të emërtoni me saktësishigjetat e forcës. Pyetje dhe detyraV1. Diskutoni me shokun/shoqen e bankës për drejtimin e shigjetave në posterin tuaj. A pajtohen ata me drejtimin e tyre? A mendojnë se keni bërë një emërtim të saktë?V2. Kësaj radhe diskutoni për drejtimin e shigjetave në posterin e shokut/shoqes së bankës.Pyetje dhe detyraAltini ngre Gentin.1.1 Vëzhgim mbi forcatshtytja e murit mbi shkallën
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14