Page 11 - Demo
P. 11
1 Forcat dhe lëvizja 91. Shikoni figurat. Emërtoni forcat duke i renditur nga më e vogla te më e madhja.Pyetje dhe detyra1.2 Forca të mëdha dhe të voglaForcat mund të shkaktojnë lëvizjen e trupave. Karroca duhet shtyrë që të fillojë të lëvizë. Sirtari duhet tërhequr që të hapet. Në figurë tregohen disa forca që shkaktojnë lëvizjen e trupave. Për cilin prej këtyre trupave nevojitet forcë më e madhe? Matja e forcave tërheqëseNë shkencë nuk mjafton që thjesht të hamendësojmë. Kur duam të dimë nëse një forcë është më e madhe se një tjetër, bëjmë matje. Si mund të matet një forcë?Për matjen e forcës përdoret aparati që quhet dinamometër (ose forcëmatës). Në figurën përbri tregohet një dinamometër dhe përdorimi i tij. Për të matur forcën që nevojitet për të tërhequr një bllok druri përgjatë një tavoline veprohet kështu:• Para se të filloni, sigurohuni që treguesi i dinamometrit ndodhet në zero.• Kapni grremçin e dinamometrit në unazën e bllokut.• Kapni unazën në anën tjetër të dinamometrit dhe tërhiqni bllokun.• Lexoni vlerën e forcës në shkallëzimin e dinamometrit, aty ku ndodhet treguesi. Si punon një dinamometërBrenda dinamometrit gjendet një sustë. Forca tërheqëse e zgjat sustën, kështu që treguesi i dinamometrit lëviz përgjatë shkallëzimit. Sa më e madhe të jetë forca, aq më shumë zhvendoset treguesi. Dinamometri përdoret për matjen e forcave të tilla, si ajo që nevojitet për tërheqjen e një blloku.0N4 3 2 1

