Page 14 - Demo
P. 14


                                    12 1 Forcat dhe lëvizja1. Bëni një skicë ku tregohet një trup mbi tavolinë. Vizatoni shigjetën e forcës që tregon forcën e rëndesës që vepron mbi trup.2. Bëni një skicë ku tregohet Toka dhe qendra e saj. Vizatoni veten tuaj mbi Tokë, si dhe shigjetën e forcës që tregon forcën e rëndesës që vepron mbi ju.Pyetje dhe detyra3. Kthehuni në skicën që vizatuat në detyrën 1. Vizatoni një shigjetë force për të treguar forcën që tavolina ushtron mbi trup.Pyetje dhe detyra1.3 Forca e rëndesës dhe peshaNe jetojmë në Tokë dhe e kemi të vështirë të largohemi prej saj. Nëse kërcejmë lart, biem përsëri poshtë. Trupi ynë tërhiqet nga Toka.Toka ushtron një forcë që tërheq çdo trup për poshtë. Kjo forcë quhet forcë rëndese (graviteti). Si çdo forcë tjetër edhe forca e rëndesës matet me njutonë (N).Pavarësisht se në cilën pikë të sipërfaqes së Tokës ndodhemi, forca e rëndesës na tërheq gjithmonë për poshtë, drejt qendrës së saj.Për të paraqitur forcën e rëndesës që vepron mbi një trup, shigjeta e forcës drejtohet drejt qendrës së Tokës. Forca kundërveprueseForca e rëndesës që ushtron Toka na tërheq për poshtë në çdo çast. Megjithatë nuk e përshkojmë dyshemenë. Pse?Dyshemeja na shtyn për lart me një forcë. Kjo quhet forcë kundërvepruese.Çdo trup që shtyni, e kthen shtytjen mbrapsht me një forcë kundërvepruese. Zakonisht kundërveprimi baraspeshon forcën e rëndesës. Nëse ndodheni mbi një trup që nuk është shumë i fortë, shtytja e tij për lart mund të mos jetë e mjaftueshme që të qëndroni mbi të.Dyshemeja na shtyn për lart me një forcë kundërvepruese. Karrigia gjithashtu.Forca e rëndesës mbi trupat ushtrohet nga Toka.forca e rëndesësForca e rëndesës mbi një trup vepron drejt qendrës së Tokës.Masa dhe peshaKur peshohemi, peshorja tregon masën tonë. Zakonisht, themi: “Unë peshoj 50 kg”. Megjithatë, për të qenë shkencërisht të saktë duhet të themi: “Masa ime është 50 kg”.Masa e një trupi tregon sasinë e lëndës prej së cilës përbëhet trupi. Ajo matet me kilogramë (kg). Në saje të rëndesës, çdo trup ushtron forcë mbi trupin ku mbështetet apo varet. Kjo forcë është pesha e tij.Tokaforca e rëndesësforca kundërvepruese
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18