Page 16 - Demo
P. 16
14 1 Forcat dhe lëvizja1.4 Forca e fërkimit1. Po të përpiqeni të shtyni një kuti majtas, në cilin drejtim do të veprojë forca e fërkimit? Vizatoni një diagram për të treguar të dyja forcat.Pyetje dhe detyra2. Adi rrëshqet në një rrëshqitëse. Vizatoni një skicë, në të cilën një shigjetë force tregon forcën e fërkimit që vepron mbi Adin.Pyetje dhe detyraNgjishini duart me njëra-tjetrën dhe fërkojini. Do të ndieni kështu forcën e fërkimit që çdonjëra prej tyre ushtron te tjetra. Fërkojini duart fort. Ato fillojnë të ngrohen dhe ju ndieni efektin ngrohës të fërkimit. Ai është i dobishëm në një ditë të ftohtë.Forca që pengon ose që nuk lejon lëvizjen e një trupi mbi sipërfaqen e një trupi tjetër, quhet forcë fërkimi.Në figurë tregohet një kuti e rëndë që ndodhet mbi dysheme. Djali përpiqet ta shtyjë, kurse forca e fërkimit vepron në drejtim të kundërt.Në qoftë se djali do ta shtyjë shumë fort kutinë, ajo do të lëvizë. Forca e tij shtytëse do të jetë më e madhe se forca e fërkimit. forca e fërkimitforca shtytëse e djalitFërkoni duart me njëra-tjetrën. Forca e fërkimit shkakton ngrohjen e tyre.Forca e fërkimit e vështirëson lëvizjen e trupave të rëndë.Drejtimi i fërkimitFërkimi vepron në drejtim të kundërt me lëvizjen. Për të vizatuar shigjetën e forcës së fërkimit bëni pyetjen: Në ç’drejtim lëviz a përpiqet të lëvizë trupi?Për shembull, kutia në figurë nuk rrëshqet për poshtë, pavarësisht se rrafshi është i pjerrët. Kjo do të thotë se forca e fërkimit vepron përgjatë rrafshit të pjerrët, për lart.forca e fërkimitforca e rëndesësPa fërkim, kutia do të rrëshqiste përgjatë rrafshit të pjerrët.

