Page 17 - Demo
P. 17


                                    1 Forcat dhe lëvizja 151.4 Forca e fërkimit• Forca e fërkimit vepron kur dy sipërfaqe janë në kontakt me njëra-tjetrën.• Forca e fërkimit vepron në drejtim të kundërt me lëvizjen ose përpjekjen për lëvizje.Përmbledhje 3. Bashkoni lehtë duart tuaja dhe fërkojini. Më pas, ngjishini më fort dhe fërkojini përsëri. Përshkruani çfarë vëreni. Çfarë tregon kjo në lidhje me forcën e fërkimit? Pyetje dhe detyraMatja e forcës së fërkimit.Veprimtaria 1.4Faktorët që ndikojnë në forcën e fërkimit1. Hulumtoni si varet fërkimi nga dy prej faktorëve të përmendur më sipër. Filloni me ndryshimin e peshës mbi bllok. 2. Bëni një parashikim. Nëse rrisni peshën e bllokut, fërkimi rritet, zvogëlohet apo nuk ndryshon? Arsyetoni parashikimin tuaj.3. Kryeni një eksperiment për të provuar këtë parashikim.4. Ndërtoni një tabelë me dy kolona ku të shënoni vlerën e forcës së matur dhe parashikimin tuaj.5. Tani hulumtoni si varet fërkimi nga lloji i sipërfaqes së kontaktit ndërmjet bllokut dhe tavolinës. 6. Plotësoni përsëri tabelën dhe krahasoni rezultatet me parashikimin tuaj.HShHulumtimi i faktorëve që ndikojnë në fërkim.Shtojmë një peshë.E kthejmë. E mbështjellim me celofan.Hulumtimi i fërkimitPër të matur forcën e fërkimit mund të përdorni një dinamometër. Një gjë e tillë tregohet në figurën përbri. Vendosni një bllok druri mbi një tavolinë dhe tërhiqeni me dinamometër. Vlera që ai tregon, pikërisht kur blloku fillon të lëvizë, është vlera e forcës së fërkimit. Faktorët që ndikojnë në forcën e fërkimit mund të hulumtohen si më poshtë:• Shtoni një peshë mbi bllok për ta bërë atë më të rëndë.• Ktheni bllokun në brinjë për të ndryshuar faqen në kontakt me tavolinën. Kjo ndryshon madhësinë e sipërfaqes së kontaktit.• Përdorni lëndë të tjera, si për shembull letër ose celofan, për të mbuluar sipërfaqen, pra për ta bërë atë më të ashpër ose më të lëmuar. Kjo ndryshon llojin e sipërfaqes. 
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21