Page 18 - Demo
P. 18
16 1 Forcat dhe lëvizja1.5 Rezistenca e ajritPo të lëshoni një trup, ai bie drejt tokës. Forca e rëndesës që ushtron Toka, e detyron atë të bjerë shpejt.Në fotografi tregohen disa parashutistë duke rënë. Pas njëfarë kohe, ata do të arrijnë sipërfaqen e Tokës.Lëvizja e parashutistëve drejt Tokës nuk është shumë e shpejtë. Kjo ndodh, sepse ata lëvizin përmes ajrit. Pra, ekziston një forcë tjetër, e cila vepron mbi ta në drejtim të kundërt.Kjo forcë është forca rezistente e ajrit, e cila ngadalëson rënien e tyre deri në një shpejtësi jo të rrezikshme.Me anë të parashutës, parashutisti bie në mënyrë të sigurt, kur hidhet nga lartësi të mëdha.Mbi parashutistin veprojnë dy forca. Veprimet e tyre anulojnë njëra-tjetrën.forca e rëndesësrezistenca e ajritPër të bërë një zbritje të butë, ketri “fluturues” përdor rezistencën e ajrit.Lëvizja përmes ajritËshtë e lehtë të valëvitim duart në ajër. Përmes tij mund të lëvizim lehtësisht. Megjithatë, trupat me sipërfaqe të madhe hasin vështirësi. Prandaj, parashutat duhet të jenë të mëdha. Një parashutë e vogël është e papërdorshme. 2. Shpjegoni pse një parashutë është e papërdorshme në Hënë.Pyetje dhe detyraZ+A1. Shikoni figurën dhe shpjegoni pse parashutisti bie butësisht në tokë.Pyetje dhe detyraForcat e baraspeshuaraKur parashutisti bie, ajri vepron për lart në anën e brendshme të parashutës. Këtë forcë mund ta paraqesim me një shigjetë force të drejtuar për lart.Mbi parashutë veprojnë dy forca. Ato janë të barabarta në madhësi, por të orientuara në kahe të kundërta. Prandaj, ato anulojnë njëra-tjetrën. Kështu që, parashutisti bie me një shpejtësi të pandryshueshme dhe të parrezikshme.Kur forcat anulojnë njëra-tjetrën (si në këtë rast), thuhet se ato janë të baraspeshuara. Nëse mbi një trup veprojnë forca të baraspeshuara, ai qëndron në prehje ose lëviz me shpejtësi të pandryshuar.

